Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme emergjente për shëndetin publik.

Ky vendim është marrë pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Vendimi i qeverisë ka hyrë menjëherë në fuqi.

Ndërsa sipas këtij vendimi, Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për menaxhimin e situatës së shpallur të emergjencës për shëndetin publik.