Koronavirusi, SHBA ndihmon Kosovën me 1.1 milion euro

28/03/2020 - 08:30

Departamenti amerikan i Shtetit e ka ndihmuar Kosovën me 1.1 milion euro për të luftuar koronavirusin.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe u përshendet nga qeveria në largim e Kosovës.

“Ky është edhe një lajm tjetër shumë i mirë për qytetarët e vendit tonë, pasi pardje nga Bashkimi Evropian siguruam 68 milionë euro. Përkushtimi i Qeverisë është në nivelin e duhur për t’u përballur me këtë pandemi”, thuhet në komunikatën për media të qeverisë në largim.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka deklaruar më 26 mars se Shtetet e Bashkuara kanë ndarë afro 274 milionë dollarë fonde humanitare për të ndihmuar vendet e rrezikuara në luftën kundër koronavirusit.

Momentalisht sipas shifrave zyrtare, në Kosovë janë 88 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa një pacient ka humbur jetën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot sot janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja me korona

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se të dielën janë realizuar 138 testime të qytetarëve tanë, nga të cilat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Fitër Bajramin njëkohësisht ka përcjellë dhe një mesazh apeli.

Edicioni i sivjetshëm i festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë është anuluar për shkak të krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Përmes një shkrimi të përbashkët, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe të Francës kanë kërkuar rifillimin e menjëhershëm të dialogut Kos

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presideni i Serbisë Aleksandër Vuçiç ditën e sotme kanë lëshuar deklarata të ngjashme në lidhje me

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar vetëm 1 rast i ri me koronavirus në vend.

Kandidati i mandatuar për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar programin qeverisës para Grupit Par

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se është i gatshëm për të rifilluar dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bruk

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 14 raste të reja me koronavirus në vend