Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet Kushtetuese për formimin e Ushtrisë dhe për rrjedhojë krijimin e Ministrisë së Mbrotjes.

Me 106 votat e deputetëve të pranishëm, FSK është transformuar tashmë në Ushtri. Pro projektligjeve kanë votuar si pozita ashtu edhe opozita.

Këta të fundit kishin paralajmëruar edhe më herët se do të votonin pro bërjes së Kosovës me Ushtri.  Në seancë nuk kanë marrë pjesë deputetët e Listës serbe, të cilat u pozicionuan kundër krijimit të Ushtrisë.