Kosova do ta sigurojë vaksinën antiCovid-19 përmes Bankës Botërore

30/10/2020 - 11:46

Ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se Kosova do ta sigurojë vaksinën kundër koronavirusit, kurdo që ajo të jetë e gatshme, përmes Bankës Botërore.

Në një konferencë për mediat të premten, pas mbledhjes së qeverisë, Bajrami tha se vaksina do të sigurohet përmes kredive nga Banka Botërore.

“Ne jemi në negociata me Bankën Botërore që të hyjmë në një projekt të sigurimit të vaksinës anti-COVID, dhe me këtë do të jemi ndër vendet e para që do ta marrim sapo të dalë kjo vaksinë”, tha Bajrami.

Ajo shtoi se në takimin e fundit me Bankën Botërore – me pjesëmarrjen e më shumë se 50 shteteve – u është bërë një prezantim i një numri të madh të vaksinave.

“Kjo është një pako e vaksinave që Banka Botërore do ta blejë për një numër të madh të shteteve nuk do të bëhet prokurim specifik për Kosovën, por do të jetë për një numër të madh të shteteve. Banka Botore është bankë dhe kjo do të bëhet përmes kredive dhe jo përmes donacioneve, mirëpo kushtet janë të favorshme”, tha mes tjerash ajo.

Prej kur janë raportuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 18,910 persona të infektuar me këtë virus. Prej tyre, 674 persona kanë vdekur, ndërsa 15,367 janë shëruar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka lajmëruar për një paketë të re ekonomike e cila pritet të jetë e dyta për rimëkëmbjen në shtetin

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1.590 persona të dyshuar për koronaviru

Gjykatësi i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara në Hagë, Nicolas Guillou refuzoi kërkesën e mbrojtjes për lirimin me kusht të

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 1.542 persona të dyshuar për koronavirus prej të cilëve rezultojnë 645 raste poz

Eshtë ndarë nga jeta ikona e muzikës popullore Ismet Peja.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 1.633 persona të dyshuar për koronavirus prej të cilëve rezultojnë 711 raste poz

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dërguar një kërkesë në institucionet qeverisë së Kosovës për të kryer një vizitë së bashku me K

Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës nënshkruan të premten një kontratë me vlerë 26.5 milionë euro, e cila do t’i ndihmojë Kosovës t’i

Kosova ka shtrënguar masat për të mbajtur nën kontroll përhapjen e korornavirusit.