Kosova do t’i japë Presidentit Trump medaljen më të lartë

18/09/2020 - 08:56

Kosova do t’i japë Presidentit amerikan Donald Trump medaljen më të lartë për rolin e tij në marrëveshjen që synon normalizimin e lidhjeve ekonomike me Serbinë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një letër të parë nga agjencia e lajmeve Reuters, e informon Presidentin Trump se do të marrë Medaljen e Urdhrit të Lirisë.

Dy ndihmës të Presidentit Trump, këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O’Brien dhe Richard Grenell, i dërguari i Presidentit për bisedimet Kosovë-Serbi, do të marrin Medaljen Presidenciale të Meritave.

Si pjesë e një marrëveshjeje të arritur në fillim të këtij muaji, Kosova dhe Serbia ranë dakord të punojnë për lidhjet ekonomike, ndërkohë që normalizimi politik është lënë për një kohë të mëvonshme.

Në letrën e tij drejtuar udhëheqësit amerikan, Thaçi shpreh mirënjohjen e thellë “për kontributin personal” të Presidentit Trump në ndërmjetësimin e marrëveshjes dhe e fton atë të vizitojë Kosovën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se Kosova do ta sigurojë vaksinën kundër koronavirusit, kur

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsej 1.058 testime, nga ku janë k

Deputetët e Kuvendit të Kosovës as të enjten nuk kanë arritur që të votojnë disa projektligje për marrëveshjet ndërkombëtare.

Nga muaji mars, kur u shfaq COVID-19 në Kosovë, e deri më tani, humbjet në ekonomi llogaritet të jenë të mëdha.

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa u deklarua i pafajshëm për akuzat për krime lufte të ngritura nga Dhomat e Spe

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 932 testime ku janë konfirmuar 281 ra

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se ka formuar një grup punu, që ka për qëllim hartimin e protokollit për përdorimin e plaz

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka uruar shërim të shpejtë Albin Kurtit pasi ky i fundit rezultoi pozitiv me COVID-19.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump edhe njëherë ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkrua

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, është infektuar me Covid-19.