Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka dënuar aktin e kryedimplomatit të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili  provokoi teksa shkroi në prerjen 100 dollarëshe se “Kosova është Serbi”.

Sipas ambasadores Çitaku, ky veprim i ministrit të Jashtëm të Serbisë, mund të dënohet me burg dhe gjobë.

“Do ta lë këtë këtu: Kushdo që i dëmton, i shpon, bashkon ose i ndan, ose bën diçka tjetër në kartëmonedha, drafte, shkresa ose mjete të tjera bankare, të ndonjë shoqërie nacionale bankare, Bankës Federale të Rezervave ose Sistemit Federal të Rezervave, me qëllim që ato t’i bëjë të papërdorshme, duhet të dënohet nën këtë ligj ose mund të burgoset për jo më shumë gjashtë muaj, ose mund të marrë të dyja ndëshkimet”, ka shkruar ambasadorja Çitaku.