Kosova feston sot 12-vjetorin e Pavarësisë, njihuni me disa fakte të 17 shkurtit të 2008-s

17/02/2020 - 07:35

17 janari është një ditë e shënuar për gjithë shqiptarët kudo që janë, pasi përkon me datën kur Kosova u shpall e pavarur. Në kuadër të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të organizohen një sërë aktivitetesh nga institucionet qendrore dhe lokale kosovare.

Nën organizimin e Qeverisë, në orën 8:00 do të bëhet ngritja e flamurit në oborrin e Qeverisë, ku të pranishëm do të jenë dy udhëheqësit shtetërorë dhe komandanti i FSK-së, ku do të intonohet himni.

Pas kësaj në ora 09:10, dy udhëheqësit shtetërorë do të bëhet vendosje kurorash te kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, si dhe do të vendosen kurora lulesh te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke filluar nga ora 10:30, dhe nga ora 10:40 te varri i veprimtarit Adem Demaçi, te varrezat në Velani.

Në ora 11:00 mbahet seanca solemne në Kuvendin e Kosovës, nën kujdesin e Vjosa Osmanit, kryetare e Kuvendit të Kosovës. Të pranishëm janë dy udhëheqësit shtetërorë, përfaqësues të familjeve Jashari e Rugova, deputetë dhe të ftuar ndërkombëtarë e vendorë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, do të bëjnë një vizitë në Forcën e Sigurisë se Kosovës, duke filluar nga ora 12:00, ku do t’iu drejtohen me një fjalë rasti trupave të FSK-së.

E gjatë ditës, konkretisht në orën 13:00, është paraparë të bëhet prezantimi i Obeliskut NEËBORN me pamje të re, ku do të paraqesë simbolin e përkrahjes dhe fuqizimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e ku do të marrë pjesë kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.

Në mbrëmje duke filluar nga ora 18:00, në katedralen “Shën Nëna Terezë”, do të organizohet pritja shtetërore me rastin e 12-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë se Kosovës nën kujdesin e presidentit Hashim Thaçi, ku të pranishëm pritet të jenë udhëheqë s të lartë shtetërorë, të ftuar vendorë dhe ndërkombëtarë.

Edhe Ministria e Kulturës ka paraparë një varg aktivitetesh për shënimin e 12-vjetorit të pavarësisë. Në ora 11:00, në lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës do të hapet ekspozita “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”, ndërsa po në Muzeun e Kosovës, nga ora 12:00, hapet ekspozita arkeologjike “Kosova dhe Adriatiku”.

Në ora 13:00 në MKRS bëhet ndarja e çmimeve të letërsisë për 2019. Në ora 17:00 në Teatrin Kombëtar, Baleti Kombëtar i Kosovës jep shfaqjen “Ngjyrat e Vallëzimit”. Po në teatër, nga ora 20:00, nis koncerti festiv i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota”. Në Kinemanë ABC, nga ora 19:00 nis java e filmit shqiptar.

Gjithashtu, edhe komunat kanë paraparë disa aktivitet. Ndërkohë ne po iu sjellim disa nga to. I vetmi aktivitet i komunës së Prishtinës, është koncerti Prishtina Big Band, i cili nis në orën 20.00 deri në orën 21:30.

Fakte mbi 17 shkurtin:

-Me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ju sjellim 11 fakte rreth ditës historike të 17 shkurtit 2008.

-Pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta.

-Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës është Muhamer Ibrahimi.

-Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës ishin: presidenti i asaj kohe Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

-Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.

-Pergamena e vjetër 200-vjeçare, në të cilën është nënshkruar Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit.

-Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin u vunë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesëmarrës në seancë, si dhe flamuri i vendosur në Seancën e Shpalljes së Pavarësisë.

-Muzeu i Londrës ishte ai që ia fali Kosovës pergamenën për shpalljen e pavarësisë.

-Flamujt e parë të Republikës së Kosovës ishin shtypur në Turqi

-Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiçi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

-Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon Evropën.

-Prezente gjatë seancës së shpalljes së pavarësisë të Kosovës, me transmetime direkte edhe mediat më të njohura botërore si: CNN, BBC etj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një kohë kur tubimet, festat, grumbullimet e njerëzve, varrimet dhe dasmat janë të ndaluara si pjesë e masave për të parandaluar përha

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, përmes një postimi të bërë në Facebook, u bëri thirrje politikanëve kosovarë,

Në Prishtinë Policia ka gjetur një zgjidhje të padëgjuar më parë për të shmangur grumbullimet masive.

Ambasada amerikane në Prishtinë bëri thirrje të dielën që të lihen anash ndarjet ndërmjet komuniteteve në kohën e përballjes më virusin C

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se edhe tri raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19 pas testimit të 138 mostr

Gjatë ditës së sotme, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 105 mostra të marra nga raste

Kërkesa e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, një ditë më parë, ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të propozojë kan

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka miratuar vendimet për shkarkimin e bordit të Kompanisë Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” dhe të Postës

Pas takimeve që ka pasur me liderët e partive politike në vend, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim për formimin e një qe

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 13 raste të reja me koronavirus në vend