Kosova hap konsullatën në Finlandë

Postuar: 21/02/2018 - 22:40

   Konsullata e parë e nderit do të hapet në Finlandë më 5 mars. Konsull nderi u shpall Jouni Lehtimäki.

Adresa ku do të hapet Konsullata e nderit është në Pori, në rrugën Mikonkatu 12 A.

”Qeveria e Kosovës do të angazhojë dy nëpunës në vitin e ardhshëm në qytetin Pori”, deklaroi Jouni Lehtimäki, konsull nderi.

Ndër aktivitetet e para të kësaj konsullate do të jetë pajisja e qytetarëve kosovarë me pasaportë dhe viza.

Deri më tani këto shërbime për qytetarët e Kosovës janë kryer në Stokholm. Bëhet e ditur se në Finlandë jetojnë mbi 12000 kosovarë.

Konsulli i nderit, menjëherë bëri të ditur aktivitein e parë Kosovë-Finalndë, në fushën e kulturës, ku Trupa e Baletit të Kosovës do të paraqitet me një program artistik në Tampere, Turku dhe Helsinki.

Tutje, konsulli i nderit të Kosovës, Jouni Lehtimäki, premtoi so do të ketë bashkëpunim edhe më të ngushtë mes Kosovës e Finlandës./RTK

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha të hënën korrigjimi i kufijve rrezikon kthimin në të kaluarën tragjike, ndërsa bisedimet m

   Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës bëjnë të ditur se shkalla e papunësisë në Kosovë është rritur.

Unë jam i sigurt se në politikën kosovare, tek qytetarët e Kosovës, nuk ka aspak dyshim se ne, si udhëheqës institucionalë të Kosovës

Një person është plagosur mbrëmë në Prishtinë.

Një person është vrarë me armë mbrëmjen e së dielës në Pejë të Kosovës.

Kundërshtarëve të idesë për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, që mund të sillte destabilizim të Ballkanit, presidenti Hashim

“Vizat liberalizohen këtë vit”, “vizat hiqen në pranverë” … togfjalësha të kësaj natyre janë dëgjuar shpesh viteve të fundit nga elita po

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka kërkuar Shqipërisë të mos rrijë duarkryq dhe të shikojë çfarë

Kuvendi i Kosovës ka shtyrë për të premten punimet për seancën e parë të këtij sesioni.

Parlamenti Europian sapo ka votuar pro për liberalizimin e vizave për Kosovën.