Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Kosova i përgjigjet Rusisë: Keni tendencë përçarëse për të penguar pajtimin me Serbinë

27/02/2021 - 21:57

Një ditë më parë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova publikoi një fotografi me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’.

Kundërshtimi i pavarësisë së Kosovës sikur nuk i mjaftoi Zakharovës që u shpreh se përpjekja për të normalizuar në formë të përshpejtuar raportin mes Prishtinës dhe Beogradit, është shkatërruese.

“Ne e konsiderojmë çdo përpjekje për të përshpejtuar të ashtuquajturën normalizim përfundimtar midis Beogradit dhe Prishtinës dhe vendosjen e një afati kohor arbitrar për arritjen e kësaj si shkatërruese. Është më e rëndësishme të koordinohet një plan i zbatueshëm që gjithashtu do të pranohet nga publiku”, shkroi Zakharova në rrjetin social Twitter.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës në një përgjigje për Klan Kosovën ka thënë se kjo nuk është hera e parë që rusët tentojnë të përçajnë, dhe kësisoj po mundohen ta rrënojnë ndikimin perëndimor dhe ta shtrijnë atë rus në rajon.

“Prej fillimit të dialogut Kosovë-Serbi, përmes veprimeve të saj Rusia gjithmonë është përpjekur të pengojë arritjen e një marrëveshje. Ndërtimi i një baze “humanitare” në Nish në afërsi me Kosovën, nisja e trenit të sponsoruar nga Rusia për t’u futur dhunshëm në Kosovë, organizimi i incidenteve në veri të vendit nga pjesëtarë rusë të UN në Kosovë, si dhe shumë veprime të tjera publike dhe jopublike në forume të ndryshme ndërkombëtare, tregojnë qartë për tendencën përçarëse ruse për të penguar procesin e pajtimit dhe ta prishur paqen në rajon”- thuhet ndër të tjera në përgjigjen e MPJ-së.

Zakharova veç dialogut komentoi edhe situatën në Kosovë pas zgjedhjeve të 14 Shkurtit. Sipas saj, rusët janë të brengosur me retorikën radikale të përdorur nga shqiptarët e Kosovës pas fitores së Vetëvendosjes dhe si duket presin edhe reagim nga perëndimorët për këto “provokime” siç i quajnë.

As kjo qasje nuk i befasoi vendorët që thonë se Rusia i konsideron partitë shqiptare nacionaliste, derisa MPJ i kujton Rusisë se të gjitha partitë shqiptare në Kosovë kanë orientim të qartë pro-perëndimor dhe euro-atantik.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Janë ulur shifrat e infektimeve me COVID-19 në Kosovë.

Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 364 raste të reja me koronavirus nga 3,501 teste të kryera.

Pas skandalit të publikuar në mediat e Kosovës se ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk ka firmosur kontratën e furnizimit me vak

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2.835 persona të dyshuar pë

Afër 50 për qind e ekonomive familjare në Kosovë nuk mund të mbulojnë, me mjete vetanake, një shpenzim të papritur prej 100 eurosh.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit 14 persona kanë humbur jetë si pasojë e koronavirusit.

Nga e hëna e javës që vjen, Kosova ka vendosur që të hapë të gjitha shkollat në vend.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, emëruan të enjten Petrit Ajetin në postin e drejtorit të përgjithshëm t

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka takuar deputeten Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ndërs

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetët Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu janë deklaruar të pafajs