"Kosova ka ushtri sipas modelit të NATO-s", Haradinaj: Të përkushtuar për sigurinë e vendit

15/11/2019 - 15:06

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur hyrjen e 337 ushtarëve të rinj në FSK.

Në një postim në Facebook, Haradinaj shkruan se Kosova ka ushtrinë më të re sipas modelit të NATO-s, të përkushtuar për sigurinë në vend, stabilitetin në rajon dhe të gatshme për operacione paqeruajtëse kudo në botë, kurdo që kërkohet nga aleatët strategjikë si ShBA dhe strukturat e paktit Veri-Atlantik.

"Sot në rreshtin e paqes të Ushtrisë së Kosovës, kanë hyrë 337 ushtarë të rinj, pas mbarimit me sukses të trajnimit themelor në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes. Kosova ka ushtrinë më të re sipas modelit të NATO-s, të përkushtuar për sigurinë në vend, stabilitetin në rajon dhe të gatshme për operacione paqeruajtëse kudo në botë, kurdo që kërkohet nga aleatët tanë strategjik, ShBA dhe strukturat e paktit Veri-Atlantik. Ushtarët e Kosovës gjithmonë me nder në shërbim të paqes, për të sotmen dhe të ardhmen e sigurt", shkruan Haradinaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka përfunduar takimi në mes dy liderëve atij të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Finalizim të marrëveshjes për koalicion para seancës konstituive është zotuar se do të ketë me LDK-në pretenduesi për kryeministër Albin

Dy partitë kosovare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosja vijojnë diskutimet në lidhje me bashkëqeverisjen.

Në një intervistë ekskluzive me DW, Albin Kurti, kryeministri i ardhshëm i Kosovës, flet për programin e qeverisë që Vetëvendosja është d

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë me dije se Kosova ka shpallur person “non-grata” austriakun Peter Hendke, i cili fi

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se brenda kësaj jave do të takohet me liderin e VV-së, Albin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të martën se e ardhmja nuk mund të ndërtohet duke mohuar krimet e së kaluarës, ndërsa i bëri thir

Prej kohës kur janë certifikuar zgjedhjet nga KQZ, nuk kemi ende një Qeveri të re, edhe pse kjo ishte thënë nga VV dhe LDK se do të ndodh

Kosova do të nisë rikthimin në Shqipëri të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit që janë strehuar atje.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinës, edhe sot e ka ripërsëritur se retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të s