Kosova kërkon ndihmën e SHBA për marrëveshjen

03/05/2019 - 17:56

I dobishëm është konsideruar takimi i Berlinit nga Prishtina zyrtare. Në takimin e ftuar nga kryeparlamentari Veseli, Thaçi e Haradinaj e kanë njoftuar atë dhe ekipin negociator në detaje rreth diskutimeve në këtë samit.

Pas takimit kryeparlamentari Veseli kërkoi nga Shtetet e Bashkuara të përfshihen më shumë rreth marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

Kadri Veseli, kryetar i parlamentit të Kosovës: Kemi një mandat për shtet sovran. Ky është qëndrim i ynë. Inkurajojmë domosdoshmërinë e vazhdueshëm edhe SHBA, që të kenë një involvim edhe më të madh. Për ne është me rëndësi ky proces, do të marrim pjesë kudo që na ftojnë. Kosova do të shkoj edhe në Paris. falënderojmë Merkel dhe Macron për angazhimin e tyre për Kosovën.

Për taksën, Veseli tha se është bërë ‘bajat’. Ndërsa në një konferencë tjetër për media, kryeparlamentari Kadri Veseli tha se kanë nisur konsultat dhe procedurat për formimin e një Gjykate Ndërkombëtare për gjenocidin serb gjatë luftës në Kosovë.

Ndërsa aktualisht Kuvendi është duke punuar rreth rezolutës për gjenocidin serb.

Më 15 Prill Kuvendi i Kosovës ka miratuar komisionin Ad Hoc, i cili merret me nxjerrjen e një rezolute për krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dorëheqja e kryeministrit, Ramush Haradinaj ka shkaktuar pikëpytje të mëdha në skenën politike të Kosovës, ndërsa ende nuk dihet se çfarë

Dy partitë opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosje, kanë kërkuar nga Presidenti i Kosovës që të shpallë datën e zgjedhjeve.

Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes, ka shprehur edhe një herë gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me LDK-në e Isa Mustafës.

Edhe Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, është thirrur nga Gjykata Speciale për t'u marrë në pyetje.

Departamenti amerikan i Shtetit tha në një deklaratë të shkurtër për Zërin e Amerikës se ka mësuar që Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar pas dorëheqjes së parevokueshme nga posti i Kryeministrit Ramush Haradinaj, duke theksuar s

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar menjëherë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Vëllai i kryeminstrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Dauti njëkohësisht deputet i AAK-së, ka reaguar pas lajmit se është ndaluar në aeropo

Daut Haradinaj, deputeti i i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e vëllai i kryeministrit Ramush Haradinaj është ndaluar rreth orës 14 e 30