Kosova mbyll shkollat më 18 dhjetor, kryeministri Hoti: Një muaj do të jetë pushim

01/12/2020 - 20:10

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se semestri dimëror i këtij viti shkollor do të përfundojë më herët se sa është parashikuar në kalendarin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Në një konferencë për mediat, Hoti njoftoi se shkollat do të mbyllen më 18 dhjetor për t’u rihapur një muaj më vonë, më 18 janar.

“Ky gjysmëvjetor do të përfundojë më datë 18 dhjetor. I lus shkollat e komunat që t’i mbyllin tashmë punët sa i përket këtij gjysmëvjetori të vitit shkollor. Shkollat do të hapen me 18 janar. Një muaj do të jetë pushim dimëror”, tha Hoti në konferencë.

Ai bëri të ditur gjithashtu se ditët e vonuara do të zëvendësohen në muajin qershor.

Gjatë konferencës për mediat ka thënë se gjendja sa i përket përballjes me COVID-19 në Kosovë është mjaft serioze, por sipas tij është nën kontroll.

“Gjendja është mjaft serioze, por është nën kontroll dhe institucionet përkatëse janë duke e bërë punën e vet. Në bazë të vlerësimit të Institutit, praktikisht ne e kemi vendosur nën kontroll zgjerimin më tutje të pandemisë”, tha Hoti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deri më tani nuk njeh asnjë vendim të KQZ që ia ndalon kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mund të pretendojë postin e kryeministrit, por ai nuk do të jetë në radhën e deputetëve të

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.683 persona të dyshuar pë

Aleanca më e fuqishme ushtarake në botë, NATO, është deklaruar se do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi.

Këngëtarja e njohur Dua Lipa ka treguar gjithmonë se sa e lidhur është me vendin e saj të lindjes dhe së fundmi i ka bërë thirrje të gjit

Ramush Haradinaj vijon t’i qëndrojë idesë që ka hedhur për një referendum për bashkim kombëtar me Shqipërinë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.729 persona të dyshuar pë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratës së Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili u shpreh se “Shqipër

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.377 persona të dyshua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u kërkoi të hënën gjashtë institucioneve të ndryshme të Kosovës që të bëjnë verifikimin e kandidatëve të p