Kosova ndërpret ritet fetare, Hoti: Kemi dy skenare për pandeminë…

12/07/2020 - 17:26

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, me anë të një konference për mediat ka thënë se qeveria e tij, ka përgatitur dy skenare për të vijuar luftën me Covid-19.

Sipas Hotit, skenari i parë është shtimi i masave kundër Covid-19 dhe zbatimi i tyre me rigorozitet. Ndërsa skenari i dytë është që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Ai ka shtuar se deri në një moment të dytë, do të mbyllen ritet fetare në Kosovë dhe grumbullimet e tjera të njerëzve.

“Në javët e fundit kemi marrë masa për shtimin e kapaciteteve dhe përgatitjen e të ardhmes për këtë pandemi. Duke dhënë kapacitet për këtë pandemi. Procedura për teste të covid dhe terapi për këtë pandemi. Jemi gati në limite të kapaciteteve shëndetësore. Në dy tre ditët e fundit kemi rishqyrtuar dy skenare. Zbatim shumë rigoroz të masave dhe masa të reja. Dhe skenari i dyte është shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Po ndërtojmë një strategji mediale. Sapo kemi krye mbledhjen e këshillit të sigurisë. Ka një pajtueshmëri që të ecim me skenarin e parë me masa shtese dhe me rigorozitet të plotë. Duke mos e përjashtuar fillimin e procedurave të gjendjes së jashtëzakonshme. Do të shkojmë përpara, një listë të gjatë të masave shtesë të propozuar. 9.2 milion euro masë për blere të nevojshme. Policia është angazhuar për planin për bashkëpunim. Do të vejmë shtretër shtesë nëse do të ketë nevoja. Jemi dakorduar që të aktivizojmë qendrën e situatave për këshillin e  sigurisë. Masat shtesë do të jenë më shumë rigorozitet.”

“Do të ndalohen ritet fetare, dhe grumbullimet e tjera. Kërkoj mirëkuptimin e besimtarëve deri në një moment të dytë”, tha Hoti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Izraelit dhe

Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se shumë shpejtë do të rrisin numrin e inspektorëve sanitarë dhe se nuk do të ketë asnjë tolerancë nd

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë identifikuar 193 raste të reja me koronavirus nga 491 testime të kryera për persona të dyshuar me

Djali i presidentit kosovar, Hashim Thaçi, Endriti është aksidentuar mëngjesin e ditës së sotme.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliç, është përfshirë përsëri në një skandal seksual, mëson Klan Kosova jozyrtarisht.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se situata epidemiologjike në Kosovë është e rëndë.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj pas takimit të Këshillit Drejtues të AAK-së ka bërë me dije se partia e ka autorizuar që të zhvillojë nego

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të ma

Nga data 1 gusht në Kosovë si pasojë e infektimit me koronavirus kanë humbur jetën 118 persona.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me LDK-në dhe se nuk ka pasur ashpërsim të tyr