Kosova përballë terrorizmit, çfarë thotë raporti i DASH

20/09/2018 - 07:41

Kosova vazhdoi t’i kundërvihet kërcënimit gjithnjë në rritje të terrorizmit në vitin 2017, thuhet në raport.

Rreth 403 qytetarë të Kosovës, thotë raporti, kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për t’u bashkuar me ISIS-in apo Frontin el-Nusrah, prej të cilëve rreth 74 kanë vdekur. Rreth 133 prej këtyre individëve janë kthyer, ndërsa rreth 196 mbeten në këto zona konflikti. Ky numër përfshin 40 fëmijë të lindur nga qytetarë të Kosovës në zonat e konfliktit.

Gjendja e sigurisë dhe ajo politike në veriun e Kosovës, thuhet në raport, ka vazhduar të kufizojë aftësinë e qeverisë për të ushtruar autoritetin e saj në atë rajon, megjithëse qeveria ka integruar me sukses gjyqtarët, prokurorët dhe stafin serb në institucionet gjyqësore të Kosovës në tetor, duke zgjeruar autoritetin gjyqësor të vendit dhe qasjen në drejtësi për qytetarët.

Legjislacioni, zbatimi i ligjit dhe siguria kufitare: Kuadri ligjor i Kosovës është i mjaftueshëm për të ndjekur penalisht individë të dyshuar për kryerjen ose mbështetjen e aktiviteteve terroriste, por prokurorët nuk kanë përvojë në raste të tilla, thuhet në raport.

Autoritetet e zbatimit të ligjit, thotë raporti, treguan aftësi të mjaftueshme për të zbuluar dhe parandaluar individë të ndryshëm që t’u bashkoheshin konflikteve në Siri dhe Irak.

Në Kosovë, thotë raporti, vazhduan gjykimet dhe hetimet për 51 të dyshuar dhe 29 raste, ku përfshiheshin disa imamë të arrestuar që nga viti 2014 nën akuza për terrorizëm. Në vitin 2017, autoritetet e Kosovës arrestuan pesë individë të tjerë nën të njëjtat akuzat. Autoritetet ngritën shtatë aktpadi të reja me akuza për terrorizëm që përfshinin 17 individë.

Gjatë vitit 2017, thuhet në rapoirt, qeveria e Kosovës ndërmori hapa aktivë për të përgatitur një strategji riatdhesimi për qytetarët e saj që ktheheshin nga zonat e konfliktit./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal në Kosovë, Musa Cena, është arrestuar ditën e djeshme.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin Nathan A.

Ministria e Punëve të Jashtme ka siguruar informacione zyrtare se tre shtetasit kosovarë, të cilët ishin pjesë e aksidentit zinxhir në Se

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro projektligjit të parë që transformon Ministrinë e FSK-së në Ministrinë e Mbrojtjen.

Kuvendi i Kosovës do të procedojë ligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, por pa ia ndryshuar asaj emërtimin.

Dy beteja diplomatike dhe politike po zhvillohen aktualisht ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Vasfije Krasniqi-Goodman ka thyer një tabu në shoqërinë kosovare pasi është bërë gruaja e parë, viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi i ka dorëzuar detyrën e ministrit të ri në këtë detyrë, z.Ekrem Mustafa.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur përsëri për idenë e tij për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë, e cila po kundërshtoh

Para pak çastesh ka ndodhur një shembim i zjarrit mes Policisë dhe disa të dyshuarve, ku ka mbetur i vdekur një i dyshuar dhe një tjetër