Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Kosova regjistron 488 raste me Covid-19 dhe 8 viktima në 24 orë

02/03/2021 - 15:02

 

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.886 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 488 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (81, 77, 65, 78 vjeç), Klinë 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (37 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Suharekë 1 rast (87 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 70.185 raste nga 313.132 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.616 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 270 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.333 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.236.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 285 raste, Gjilan 47 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Gjakovë 20 raste, Pejë 17 raste, Kamenicë 11 raste, Lipjan 11 raste, Prizren 11 raste, Deçan 6 raste, Drenas 6 raste, Suharekë 5 raste, Malishevë 4 raste, Rahovec 4 raste, Viti 4 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Podujevë dhe Vushtrri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2.835 persona të dyshuar pë

Afër 50 për qind e ekonomive familjare në Kosovë nuk mund të mbulojnë, me mjete vetanake, një shpenzim të papritur prej 100 eurosh.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit 14 persona kanë humbur jetë si pasojë e koronavirusit.

Nga e hëna e javës që vjen, Kosova ka vendosur që të hapë të gjitha shkollat në vend.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, emëruan të enjten Petrit Ajetin në postin e drejtorit të përgjithshëm t

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka takuar deputeten Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ndërs

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetët Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu janë deklaruar të pafajs

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 3.208 persona të dyshuar pë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, pasi sipas tij, ditët e fundit është mar

Ka ndërruar jetë ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Blerim Baruti.