Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë me dije se Kosova ka shpallur person “non-grata” austriakun Peter Hendke, i cili fitoi çmimin “Nobel” në letërsi.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli thekson se Hendke nga sot nuk është i mirëpritur në Kosovë.

“Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë. Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, shkruan ministri.

Peter Hendke njihet si mbështetës i Sllobodan Milosheviçit dhe për këtë arsye, ndaj edhe Kosova ka vendosur që austriaku të mos shkelë më në tokën dardane.