Kosova synon anëtarësimin në NATO

11/06/2019 - 14:50

Anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO, sipas përfaqësueseve të institucioneve mbetet një nga synimet kryesore të Kosovës.
Derisa vendi po përgatitet për shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, institucionet vendore po i shtojnë angazhimet që Forca e Sigurisë së Kosovës e cila është në fazën e transformimit në ushtri, të ngritet në kapacitete dhe standarde që do të jenë në përputhje dhe ndërveprim të plotë me NATO-n.

Admirali James Foggo, komandant i Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli i pranishëm në një ceremoni të KFOR-it, gjatë një konference për media i pyetur nga gazetarët se kur Kosova mund të jetë anëtare e NATO-s tha se këtë e përcakton politika.

“Kur ka një kërkesë për anëtarësim, nga një shtet, nga një shtet aleat, apo nga një aleat i ardhshëm si Maqedonia e Veriut, ajo është një proces politik dhe kjo është një gjë që duhet të diskutohet ndërmjet qeverive. Prandaj, nuk e di përgjigjen e kësaj pyetjeje. Mendoj se për këtë do ta përcaktojë politika”, tha Foggo.

Ndërkaq, sa i përket të ardhmes së Kosovës dhe të shteteve të Ballkanit, komandanti Foggo theksoi se është një e ardhme e ndritur duke shikuar drejt integrimeve euro-atlantike që është paqja dhe prosperiteti dhe një treg që do të sillte të mira për këtë ekonomi dhe për një ekonomi më të mirë në rajonin e Ballkanit.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama pas takimit me shefin e Shtabit të Forcave të Armatosur të Kroacisë, gjeneralit Mirko Shundov tha se synimi ynë kryesor është që Kosova të jetë pjesë e të gjitha iniciativave rajonale, por në të njëjtën kohë të jetë pjesë e strukturave Veri- Atlantike.

“Është e rëndësishme që t’i marrim të gjitha përvojat nga shteti kroat sidomos nga ushtria kroate të cilët tani janë pjesë e NATO-s. Kjo rrugë është e padiskutueshme dhe bashkërisht me partnerët tanë do të jemi pjesë e NATO-s”, tha Rama.

Njësoj si me Bashkimin Evropian, edhe në NATO, jo të gjitha vendet anëtare e njohin Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Prandaj, krahas shtimit të kapaciteteve dhe arritjes së standardeve ushtarake të NATO-s, ky fakt i mosnjohjes së Kosovës nga disa vende anëtare, besohet se mund të jetë një nga pengesat e anëtarësimit në të ardhmen.

Por, Kroacia, është një nga vendet që e njeh Kosovën. Gjenerali Shundov tha se e mbështetë aspiratën e Kosovës për anëtarësim në NATO.
“Bashkëpunimi jonë në mbrojtje në kuptimin e shprehjes dhe ndarjes së ushtrisë kroate ka të bëjë edhe me organizatat dhe aspiratat euroatlantike, siç është anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian si dhe në iniciativat rajonale dhe përforcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha Shundov.

Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument që çoi drejt pavarësimit të Kosovës. Tranzicioni i FSK-së nga një forcë për emergjenca civile në Ushtri, ishte një proces i gjatë që u finalizua në fund të vitit 2018, pas mbështetjes që Kosovës i erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktualisht, kjo Forcë është në fazën e transformimit në Ushtri, e cila parashihet të zgjasë nga 7 – 10 vjet. Kjo Forcë, është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s, por misioni dhe kapacitetet e saj, nuk përkuan me ambicien e institucioneve, që Kosova ta ketë Ushtrinë e saj.
FSK-ja, aktualisht numëron 2500 pjesëtarë të rregullt dhe 800 rezervistë. Ky numër pas ndërrimit të mandatit, do të dyfishohet. Me mandatin e ri parashihet që të ketë 5000 ushtarë aktivë dhe 3000 pjesëtarë rezervë.

Një nga komponentet e rëndësishme të FSK-së është edhe ruajtja e shumë-etnicitetit. Vitin e fundit, kjo Forcë është ballafaquar me këtë sfidë, për shkak se Beogradi i kishte ftuar pjesëtarët serbë të FSK-së që ta braktisin atë, duke bërë me dije se Serbia nuk do të njohë as shtetin e Kosovës dhe as ushtrinë e saj. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë dalë pozitiv në testin për Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 114 raste të reja me koronavirus në ven

Në qendrën Klinike Universitare e Kosovës janë të shtruar 141 pacientë me COVID-19.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë se PDK-ja mund të jetë pjesë e një qeverie me bazë më të gjerë ndërsa Vetëvendosjen nuk e sheh pj

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 73 raste të reja me koronavirus në vend

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Matthew Palmer ka thënë gjatë një konference se SHBA dhe BE

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të vizitojë nesër Shqipërinë, me ftesë të kryeministrit Edi Rama. 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pak ditë më parë është kërcënuar përmes rrjeteve sociale.

Bashkimi Evropian i ka dhuruar të enjten Kosovës mijëra pajisje mjekësore, me qëllim të lehtësimit të luftës kundër koronavirusit të ri.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 113 raste të reja me koronavirus në ven