Kosova ka regjistruar sot një numër të lartë të infekuarish me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 639 raste të​ reja me koronavirus, pas kryerjes së​ 1,565 tamponve. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 14 viktima.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (80, 73, 67, 50 vjeç), Viti 3 raste (76, 75, 73 vjeç), Gjakovë 2 raste ( 79, 61 vjeç), Prishtinë 2 raste (62, 55 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (69 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (76 vjeç)”, është thënë në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas të dhënave nga autoritetet mjekësore të shtunën janë regjistruar 480 persona të shëruar, ndërsa aktivë janë 13,688.