Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Kosovë, 11 raste fatale dhe 364 të infektuar në 24 orët e fundit

18/04/2021 - 15:31

Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 364 raste të reja me koronavirus nga 3,501 teste të kryera. Sipas autoriteteve të shëndetit në vend, brenda ditës humbën jetën si pasojë e sëmundjes edhe 11 qytetarë.

Rastet fatale janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 68 vjeç), Vushtrri 2 raste (78, 65 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 101,517 raste nga 500,112 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,072 është bilanci total i viktimave.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 529 pacientë kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 87,012 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12,433.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 115 raste, Mitrovicë 50 raste, Gjilan 40 raste, Gjakovë 29 raste, Ferizaj 21 raste, Pejë 20 raste, Podujevë 18 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Drenas 9 raste, Prizren 9 raste, Lipjan 7 raste, Rahovec 7 raste, Vushtrri 5 raste, Dragash 4 raste, Shtime 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Malishevë dhe Obiliq. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri  i Kosovës Albin Kurti, ka bërë me dije këtë të premte në mbledhjen e qeverisë se qeveria e tij do të përgatis padi ndaj Ser

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 2545 qytetarë të testuar janë regjistruar 170 raste të reja me COVID 19, ndërsa fatkeqësisht, nuk

Zyrtarë nga qeveria e Kosovës dhe presidenca thonë se Kosova nuk mund të dalë garante për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së që po

Eurodeputeti i Parlamentit Europian, David McAllister, kritikoi Bashkimin Evropian në Konferencën Vjetore “State of the Union”, organizua

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila, i ka quajtur të papranueshme, ato që i ka cilësuar ofendime dr

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Strasburg të Francës ku një 22 vjeçar nga Kosova është arrestuar pasi kishte vjedhur 80 mijë euro n

Kroacia i ka ofruar 10 mijë doza të vaksinave antiCovid për popullin e Kosovës. Kështu bëri të ditur diplomati kroat Gordan Grlić Radman,

Dy burra, 29-vjeç dhe 37 vjeç, dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 17-vjeçar nga një fshat i Prishtinës, për rreth një javë, në n

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është vënë re një rritje e ndjeshme e rasteve të reja.