Në qendrën Klinike Universitare e Kosovës janë të shtruar 141 pacientë me COVID-19. Mësohet se 58 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

“Prej tyre, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator”, thuhet në njoftim.

Numri i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 3,064, ku 55 pacientë kanë vdekur dhe 1,707 janë shëruar.