Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Kosovë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën pesë persona  nga COVID-19.

Ndërkohë, nga 1.642 teste të kryera, janë konfirmuar 353 raste të reja me koronavirus. IKSHPK njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 279 pacientë.

Kosova regjistroi rastet e para me koronavirus më 13 mars, 2020. Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 55.851 raste, ku 1.410 pacientë kanë vdekur dhe 49.269 janë shëruar. Aktualisht raste aktive janë 5.172.