Kosovë/ Policia kthen 12 orëshin në punë

13/07/2020 - 16:21

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj i shoqëruar nga stafi menaxhues, realizoi një takim me të gjithë drejtorët e divizioneve dhe të drejtorive rajonale policore, për të diskutuar rreth masave dhe angazhimeve policore ndaj pandemisë.

Sipas policisë, referuar situatës dhe zhvillimeve të fundit në vend, rritjes së numrit të qytetarëve të infektuar me COVID-19, si dhe referuar vendimeve të fundit të qeverisë së Kosovës në lidhje parandalimin e virusit, nga menaxhmenti policor u kërkua që të zbatohet dhe implementohet në tersi plani i ri operacional i policisë së Kosovës.

"Plani operacional, parasheh marrjen e të gjitha veprimeve policore me qëllim të ruajtjes së rendit, sigurisë dhe shëndetit publik, pjesë e planit policor do të jetë edhe kalimi i punës nga orari 08-orësh në orarin 12-orësh, në mënyrë që të ketë prezencë më të madhe policore, të ketë personel të mjaftueshëm për asistencë ndaj institucioneve relevante si dhe të merren masa sipas procedurave dhe vendimeve në fuqi, ndaj atyre që nuk respektojnë masat dhe vendimet e institucioneve shtetërore të parapara ndaj COVID-19. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore dhe njëkohësisht iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë dhe njëherit zbatojnë udhëzimet dhe masat e parapara ndaj pandemisë, në mënyrë që së bashku të arrijmë ta parandalojmë përhapjen e virusit", thuhet në komunikatë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në Kosovë ka bërë me dije se 16 pacientë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në Kosovë ka bërë me dije se 15 pacientë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar të martën urdhër-arrestin ndaj deputetit Etem Arifi, i dënuar me vendim të formës së prerë për

Një vajzë e mitur, e moshës 7-vjeçare, ka vdekur ditën e sotme në Prishtinë. Víktima kishte shkuar në njërën nga klinikat private për të

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 477 mostra të ma

Një tjetër politikan është infektuar me koronavirus në Kosovë.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të martën për shkarkim të bordeve të përkohshme të drejtorëve në katër ndërmarrje publike të Kosovës, p

Bashkërenduesi i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skënder Hyseni tha të hënën në Uashington se Prishtina e sheh rolin e Uashingtonit në

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka thënë se ndodhemi në situatën më të rënduar që nga fillimi i pandemisë me COVID-19.

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, tha se ka kërkuar praninë e përhershme aktive të SHBA-së në try