Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka lajmëruar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 426 raste të reja me COVID dhe 3 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.454 mostra.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Malishevë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (59 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 68.777 raste nga 303.652 persona të dyshimtë në virusin COVIDdhe 1.595 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.643 raste.