Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Kosovë, ulen shifrat e infektimeve, regjistrohen 4 viktima gjatë 24 orëve të fundit

04/05/2021 - 15:16

Autoritetet shëndetësore në Kosovë, njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga testimi i 1312 qytetarëve janë regjistruar 75 persona pozitivë, një shifër kjo më e ulta e javës së fundit.

Ndërsa 4 qytetarë kanë humbur jetën në betejën me virusin, nga komunat, Drenas, Gjilan, Mitrovicë dhe Prishtinë.

Postimi i plotë:

546 TË SHËRUAR DHE 75 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.312 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 75 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (76 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (48 vjeç), Prishtinë 1 rast (79 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 105.711 raste nga 543.074 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.191 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 546 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.012 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.508.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 25 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 5 raste, Ferizaj 4 raste, Lipjan 4 raste, Malishevë 4 raste, Drenas 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Pejë 2 raste, Podujevë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat: Gjilan, Graçanicë, Kaçanik, Shtime, Viti dhe Vushtrri.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri  i Kosovës Albin Kurti, ka bërë me dije këtë të premte në mbledhjen e qeverisë se qeveria e tij do të përgatis padi ndaj Ser

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 2545 qytetarë të testuar janë regjistruar 170 raste të reja me COVID 19, ndërsa fatkeqësisht, nuk

Zyrtarë nga qeveria e Kosovës dhe presidenca thonë se Kosova nuk mund të dalë garante për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së që po

Eurodeputeti i Parlamentit Europian, David McAllister, kritikoi Bashkimin Evropian në Konferencën Vjetore “State of the Union”, organizua

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila, i ka quajtur të papranueshme, ato që i ka cilësuar ofendime dr

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Strasburg të Francës ku një 22 vjeçar nga Kosova është arrestuar pasi kishte vjedhur 80 mijë euro n

Kroacia i ka ofruar 10 mijë doza të vaksinave antiCovid për popullin e Kosovës. Kështu bëri të ditur diplomati kroat Gordan Grlić Radman,

Dy burra, 29-vjeç dhe 37 vjeç, dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 17-vjeçar nga një fshat i Prishtinës, për rreth një javë, në n

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është vënë re një rritje e ndjeshme e rasteve të reja.