Krimet e luftës/ “Gjykata Speciale do të dënojë edhe me burgim të përjetshëm”

07/12/2019 - 20:23

Rreth treqind persona janë ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim në Hagë, të cilët do t’i përgjigjen prokurorisë rreth dyshimeve për krime në kohën e luftës dhe pas saj, në Kosovë.

Aktakuzat e para pritet të ndodhin në vitin e ardhshëm, kurse dënimi për gjithë të akuzuarit do të jetë edhe me burgim të përjetshëm. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online drejtori Ekzekutiv i Fondit për të Drejtat Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj.

“Askush nuk mund të paragjykoj në këtë moment se kur do t’i shohim akatakuzat e para. Ka pasur spekulimi që ky fundvit do të jetë koha kur do t’i shohim aktakuzat e para. Askush nuk mund të paragjykoj duke marrë parasysh që një numër i madh i njerëzve janë ftuar për deklarata qoftë si të dyshuar qoft si dëshmitar. Vitin e ardhshëm mund të presim aktakuzat e para”.

“Lartësia e dënimeve do të shërbehen me politikat e dënimeve që janë sjell edhe në Kosove edhe Tribunali Ndërkombëtar për Ish Jugosllavi. Maksimumi do të jetë i përjetshëm, por në raste veç e veç mundemi me parë se cilat do të jenë”, tha ai. Lidhur me mandatin e Gjykatës Speciale në Kosovë, Blakaj thotë se nuk është i përcaktuar, derisa tha se mandati 5 vjeçar mund të zgjatet për aq kohë sa prokuroria ka argumente në ngritjen e rasteve.

“Mandati kohor i dhomave të specializuar nuk është i përcaktuar në mënyrë të saktë dhe precize me ligj. Mandati do të jetë 5 vite me mundësi zgjatje mirëpo sipas gjitha gjasave dhomat e specializuara munden vetit me ja vazhdua mandatin për aq sa është e nevojshme, për aq sa prokuroria ka prova dhe mund të ngrit raste. Nuk presim që pas 5 viteve të përfundoj punë e dhomave të specializuara”.

Ndër të tjera Blakaj i tha Ekonomia Online se aneksi i veteranëve për ndjekjen penale të serbëve dhe të dyshuarve të tjerë për krime të luftës mund edhe të mos funksionojë. Andaj kërkoj ai që autoritetet e Kosovës të insistojnë që krimet e luftës të diskutohen në dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk e di se a do të merren parasysh kërkesat e veteraneve që kjo gjatë t’i trajtojë gjitha lëndët që kanë ndodhur gjatë luftës. Por gjithmonë ekzistojnë gjykate e rregullta dhe nëse faktori politik gjatë procesit të dialogut me Serbinë do të insistojnë që të vendoset një bashkëpunim juridik mes Serbisë dhe Kosovës për krimet e luftës. Atëherë gjykatat e rregullta mund ti procedojnë të gjitha rastet edhe kur forcat serbe kanë kryer krime ndaj civilëve shqiptar. Në këtë pikë autoritetet e Kosovës do duhej të insistonin gjatë dialogut”, ka thënë ai. Specialja ka mandat për krimet e pretenduara ndaj njerëzimit, për krimet e luftës dhe veprat tjera penale që ndërlidhen me pretendimet nga raporti i Dick Martyt, e të cilat pretendohet që janë kryer në periudhën prej janarit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Edi Rama ka qenë i angazhuar në projektin e ndarjes së Kosovës.

Diplomatët amerikanë ndërmjetësuan të hënën nënshkrimin e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prisht

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekretuar Albin Kurtin për Kryeministër të qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për Kryeministër në Qeverinë e re të vendit.

Më 26 dhjetor është konstituuar Kuvendi i Kosovës dhe për kryetar të këtij institucioni është zgjedhur Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëven

Lirohet Milan Vushkanoviç, punonjësi i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, i cili ishte ndaluar nga Policia e Serbisë në pikën kufitare të Jar

Mungesa e arritjes së një marrëveshjeje për koalicionin e ardhshëm qeverisës ndërmjet dy partive, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokra

Kosova është hedhur në ruletë ruse nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi. Kështu është shprehur gjatë intervistës së tij për Syri TV, kryeministr

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se janë pranë një marrëveshjeje me LDK-në.

Pavarësisht se ende nuk ka një koalicion qeverisës në Kosovë, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka bën me dije se së shpejt