Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se shumë shpejtë do të rrisin numrin e inspektorëve sanitarë dhe se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj atyre që nuk respektojnë masat anti-COVID.

Në një status në Facebook, Hoti tha se me shqetësim kishte kuptuar se disa inspektorë janë selektivë ndaj atyre që nuk respektojnë masat dhe një gjë e tillë nuk do të lejohet.

Postimi i Hotit:

Sot, ne konsultimin qe kisha me policinë, inspektoratin sanitar, Ministrinë e Shëndetësisë, institucionet tjera ndihmese dhe nivelin komunal, jam informuar për aktivitetet ne teren ne mbikëqyrje te zbatimit te masave. I falënderova për angazhimin dhe kërkova te zbatohen masat PA PARDON.

Shume shpejt do ta rrisim prape numrin inspektoreve sanitar. Nuk do te këtë tolerance ndaj shkelësve te masave qe po rrezikojnë jetën e qytetareve, e as ndaj atyre qe nuk respektojnë inspektoratin dhe policinë duke i penguar ne kryerjen e detyrës.

Me shqetësim pranova informatën se ne raste te caktuara, inspektoret janë selektiv ndaj atyre qe nuk respektojnë masat. Kjo nuk do te tolerohet. Nesër do te kem raport me shkrim nga institucionet përkatëse.