Kryeministri  i Kosovës, Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka dhënë vetë Hoti përmes një postimi në Facebook, ku tregon se ka vetëm kollë të lehtë dhe se do të vetë izolohet për dy jave.

“Të nderuar,

Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia.

Avdullahu”, shkruan kryeministri Hoti.