Kryeministri i Kosovës jep “Ok” për hapjen e ambasadës në Izrael

20/10/2020 - 18:43

Qeveria e Kosovës po procedon për ngritjen e misionit të parë diplomatik në Izrael. Pëlqimin për një ambasadë në shtetin hebraik, kryeministri Avdullah Hoti ia përcolli të martën kreut të shtetit, Hashim Thaçi.

“Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve vjen si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë,” theksoi kryeministri Hoti në letrën zyrtare.

Kosova dhe Serbia muajin e kaluar u zotuan t’i normalizojnë marrëdhëniet ekonomike dypalëshe, dhe me kërkesë të presidentit amerikan, Donald Trump, t’i hapin apo zhvendosin ambasadat përkatëse në Jerusalem.

Këto qëndrime u qortuan nga Bashkimi Europian që lajmëroi se dy vendet po rrezikojnë rrugën e integrimit në BE pasi po binin ndesh me çdo shtet tjetër anëtar për çështjen e kryeqytetit që e pretendojnë si Izraeli, edhe Palestina.

Në kuadër të marrëveshjes së 4 shtatorit, qeveria kosovare miratoi një ditë më parë edhe planin për zbatimin e saj, për ndërtimin e “Autostradës së Paqes”, linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd, për rrjetin celular 5G dhe për shfrytëzimin e përbashkët të Liqenit të Ujmanit për ujë ose për prodhimin e energjisë.

Të martën, kryeministri Hoti adresoi edhe ecurinë e dialogut në zyrat e Brukselit, duke i kthyer përgjigje emisarit të posaçëm, Miroslav Lajçak, për nevojën për ndryshime kushtetuese për të vënë në funksion Asociacionin e Komunave Serbe.

Kjo çështje ka stopuar dialogun por Hoti kujtoi se objektivi i Prishtinës mbetet njohja reciproke.

“I dini parimet që ne i kemi vendosur për procesin e dialogut që nuk bisedohet për çështjen e shkëmbimit të territoreve dhe kjo është hequr nga tavolina e bisedimeve, parimi i dytë është se nuk preket karakteri unitar i Kosovës dhe marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse obligative që i adreson të gjitha çështjet në mes dy vendeve me pikën e parë drejtë njohjes reciproke.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka e cilësuar të padrejtë vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale dhe gj

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.827 persona të dyshuar p

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas publikimit të lajmeve në disa media në Kosovë se ai do të dorëhiqet.

Kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani i është drejtuar me një letër publike ministrit në detyrë të jashtëm të Shqipërisë, Gent

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar ndaj raportimeve se dorëheqjen e tij nga pozita e të parit të Qeverisë së Kosovës.

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak ka informuar sot anëtarët e Bundestagut dhe anëtarët gjermanë të Parlam

Ka ndërruar jetë sot një grua 29-vjeçare nga koronavirusi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës Zafir Berisha është kërcënuar dhe tanimë rasti po hetohet nga policia në

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim së fundmi që t’i pezullojë të gjitha konkurset në Zyrën e P

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.903 persona të dyshuar pë