Kryeparlamentari i Kosovës dënohet me gjobë

Postuar: 21/04/2017 - 12:30

Pas urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për Albin Kurtin, për shkak se mungoi në seancën gjyqësore për gazin lotsjellës, janë dënuar me 200 euro gjobë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nënkryetari Xhavit Haliti, deputetët Bekim Haxhiu, Naser Osmani, Armend Zemaj dhe punëtorët e administratës Shpresa Gosalci dhe Leonora Halimaj, të cilët ishin në cilësinë e dëshmitarëve, mirëpo as këta nuk u paraqitën në këtë seancë.

Në seancë kanë qenë deputetët Flora Brovina, Blerta Deliu Kodra dhe Nuredin Ibishi. Në seancë ka munguar edhe prokurorja Fikrije Krasniqi.

Pas seancës deputetët e akuzuar Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli kanë thënë se kjo është bërë sepse ka zëra që Demarkacioni do të kthehet në Kuvend.

Deputetët akuzohen për përdorim të armës dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës pikërisht për shkak të kundërshtimit të demarkacionit vitin e kaluar duke përdorur gaz lotsjellës në Kuvend.

/Koha/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova ka Kushtetutën më moderne në Evropën Juglindore, e cila mbështet të drejtat e të

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka dhënë 10 ditë ultimatum banorëve të fshatrave Shipitullë dhe Hade, në komunën e Obiliqit,

20 efektivë të policisë kanë përfunduar në spital, për shkak të një zjarri që kishte rënë në një ndërtesë.

Bashkëshortja e aktorit Blerim Peci, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm nuk ka fjalë të përshkruajë dhimbjen e madhe nga kjo ndarje e

Sot ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare aktori i njohur kosovar, Blerim Peci.

   Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Radishevë të Skenderajt, ku një person ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka plagosur

   Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Aida Dërguti ka reaguar përmes një statusi në Facebook, pas publikimit të disa mesazheve

   Mediat në Kosovë kanë publikuar disa mesazhe ofenduese në ‘Viber’ në adresë të deputetes së Vetëvendosjes Albin Kurti.

Një profesor i edukimit fizik ka ndërruar jetë në sallën e sporteve ku po jepte nësim.

   Mandatit i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit – EULEX duhet të përmbyllet në qershor të vitit 2018, thonë përfaqësue