Kryeparlamentarja Osmani: Asociacioni me kompetenca ekzekutive është rrezik për Kosovën

22/09/2020 - 19:48

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani deklaroi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, me kompetenca ekzekutive, është rrezik për vendin. “Ajo që mbetet e vërtetë është se krijimi i Asociacionit me kompetenca ekzekutive është rrezik për Kosovën. Nëse palët që kanë qenë nënshkruese [të marrëveshjes], qoftë në vitin 2013, apo 2015, e kanë kuptuar këtë përgjatë rrugës, është lajm i mirë për Kosovën, se do të thotë se do të na bashkohen neve të tjerëve që e kemi kundërshtuar që nga fillimi”, tha Osmani.

Sipas saj, përplasjet me fjalë ndërmjet zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, presidentit Hashim Thaçi dhe zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, për marrëveshjen për Asociacionin, të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia, janë përplasje artificiale. “Si në vitin 2013, kur është nënshkruar marrëveshja, e cila është ratifikuar në kuvend, si në vitin 2015, kur është nënshkruar dokumenti për zbatimin e parimeve të Asociacionit – në të dyja rastet kanë qenë bashkë. E kanë përkrahur njëra-tjetrën këto dy palë (LDK-PDK)”, tha Osmani.

Tema e Asociacionit është rihapur në takimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 7 shtator në Bruksel. Krijimi i këtij Asociacioni është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se hapja e temës së Asociacionit në Bruksel “është gabim i madh dhe shumë i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovës”. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë më 17 shtator se kjo marrëveshje është nënshkruar nga Thaçi. Kryeparlamentarja Osmani ka thënë më herët se “është gabim serioz” që po hapen “çështje tashmë të mbyllura dhe çështje të rregullimit të brendshëm, që tashmë janë shpallur jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka më shumë se një muaj prej hyrjes në fuqi të Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e pandemisë COVID-19, e për moszbatim të masave anti-C

Sot është afati i fundit kur Gjykata Speciale duhet të konfirmojë apo të rrëzojë aktakuzat e ngrita për Presidentin e Kosovës Hashim Thaç

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur pas takimit me Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limajn.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe

Veton Rrecaj, avokat i Labinot Grudës, të dyshuarit për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit deklaroi se klienti i tij n

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk ka asnjë rast të vdekjes nga COVID-19.

Pas raportimeve në media se babai i këshilltares Hajrie Gashi është i përfshirë në vjedhjen e mbi dy milionë eurove, zëvendëskryeministrj

Gazetarja e “Abc News“, Linda Karadaku ka siguruar ekskluzivisht dëshminë e një burri të dhunuar seksualisht nga ushtria serbe në Kosovë

Ministrja e Financave të Kosovës, Hykmete Bajrami, në një konference për mediat ka njoftuar se në Thesarin e Shtetit janë kryer 4 transak