​Kurti akuzon Hotin: Nuk di të dallojë liqenin natyral prej atij artificial

19/09/2020 - 19:26

Lëvizja Vetëvendosje po konsideron se në negociata me Serbinë, Kosovën e ka përfaqësuar një kryeministër që nuk e di dallimin mes liqenit natyral dhe atij artificial.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për mediet ka thënë se Hoti duke mos e ditur dallimin e liqeneve ka barazuar liqenin e Ujmanit me të Shkodrës, si rezultat i të cilës thotë se është nënshkruar një marrëveshje e dëmshme për Kosovën.

Ai ka theksuar se kjo marrëveshje nuk do të mund të implementohet.

“Ujmani përpara se të jetë ujë është tokë, është tok e mbushur me ujë dhe në këtë kuptim nuk mund të krahasohet me liqenet natyrore. Ohri është liqen tektonik, Shkodra është liqen natyror, ndërkaq Ujmani është liqen Artificial. Por në seancën e mbajtur pardje Hoti e shpalosi që nuk e kupton dallimin. Në fjalimin e tij ai i barazoj liqenin e Ujmanit me të Shkodrës. Pra në negociata me Serbinë e kemi pasur një person që nuk e kupton dallimin midis liqenit të Ujmanit dhe të Shkodrës, prandaj kemi ardhur me një marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Por që nuk do të mund të impementohet. Ajo marrëveshje, ai zotim i një anshëm zhvlerëson nënshkruesin por kurrsesi nuk do të lejojmë që këtë t’ia bëjë Kosovës”, ka thënë Kurti.

Në këtë konferencë u bë e ditur që Aleanca Progresive ka pranuar LVV-në si anëtare të saj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gazetarja e “Abc News“, Linda Karadaku ka siguruar ekskluzivisht dëshminë e një burri të dhunuar seksualisht nga ushtria serbe në Kosovë

Ministrja e Financave të Kosovës, Hykmete Bajrami, në një konference për mediat ka njoftuar se në Thesarin e Shtetit janë kryer 4 transak

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar g

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë tha se ndryshimet e propozuara kushtetuese nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për vazhdimi

Qeveria e Kosovës po procedon për ngritjen e misionit të parë diplomatik në Izrael.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se duke qenë se në Prishtinë rrugët janë shumë t

Pa kapitullin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, nuk mundet dhe nuk do të ketë marrëveshje përfundimta

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj, ka pranuar se lista e barnave esenciale nuk i përmbush nevojat aktuale, por tha se do të

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar g

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar të hënën me një delegacion të Departamentit amerikan të Energjisë, për të diskutuar zb