Kurti: Çfarë duhet të kemi të përbashkët me Shqipërinë në të ardhmen

12/10/2019 - 20:04

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se në qeverisjen e ardhshme do të angazhohet që me Shqipërinë të ketë komisione të përbashkëta qeveritare sa i përket politikës së jashtme, burimeve natyrore dhe mbrojtjes e sigurisë.

Kurti gjithashtu ka thënë se me Shqipërinë do të angazhohen të kenë edhe një regjistër të përbashkët të bizneseve, një regjistër të përbashkët civil, për sistem unik doganor, për një sistem të integruar elektro-energjetik dhe për një treg të përbashkët.

Kurti këto komente i ka bërë gjatë takimit me kryetarin e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, në Shqipëri, Shpëtim Idrizi.

Sipas një njoftimi të LVV, Idrizi ka uruar Kurtin për rezultatin zgjedhor dhe për organizimin e fushatës që arriti t’i adresojë me sukses brengat e qytetarëve të Republikës.

Ai po ashtu përshëndeti daljen e madhe të qytetarëve në këto zgjedhje gjë që tregon bindjen e qytetarëve se politika është vendi ku arrihen ndryshimet e rëndësishme shoqërore.“

Kurti foli për marrëdhëniet e reja në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, në kuptimin që 50 marrëveshjet e nënshkruara mes dy shteteve nuk do të mbeten në letër, por do të zbatohen sa më parë. Ne do të angazhohemi që në të ardhmen të kemi komisione të përbashkëta qeveritare sa i përket politikës së jashtme, burimeve natyrore dhe mbrojtjes e sigurisë.

E, po ashtu, edhe një regjistër të përbashkët të bizneseve e për një regjistër të përbashkët civil, për sistem unik doganor, për një sistem të integruar elektro-energjetik dhe për një treg të përbashkët. Fitorja e Lëvizjes i jep kuptim përpjekjeve historike të shqiptarëve për një politikë barazimtare me dinjitet dhe këtë po e ndjejnë shqiptarët kudo që janë”, thuhet në njoftim./KP

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pesë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë dhe numri në total i të infektuarve në vend ka shkuar në 1.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, ka thënë se Gjermania do të jetë afër qeverisë së kryeministrit të Kosovës, Avdullah Ho

Kryeministri i ri i qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë sot zyrtarisht detyrën e tij, i pritur nga sekretari Fitim Krasniqi.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Veron Hasani, i cili u përplas fizikisht me truprojat e Hashim Thaçit, ka reaguar në lidhje me ngjarjen, ndërs

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar në lidhje me votimin e qeverisë Hoti në Kuvendin e Kosovës.

Presidenti Hashim Thaçi ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për votimin e Qeverisë së re.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar me 61 vota për qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së.

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala do të drejtojë seancën për votimin e Qeverisë Hoti.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, do t’i drejtohen serish ulëseve të tyre për të zgjedhur një qeveri të

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me komunikatë për media pas përfundimit të takimit të Kryesisë dhe grupit parlamentar të kësaj partie, një d