Kurti: Jam për dialog, por përmbajtja e marrëveshjes me Serbinë ka prioritet

15/02/2020 - 15:37

Kryeministri Albin Kurti nga Mynihu ka folur për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë duke thënë se është mirë të ndodhë shpejt, por shpejtësia nuk duhet t’ia zë vendin prioritar përmbajtjes.

Në një intervistë për DW, kryeministri kosovar tha se është për një dialog me parime dhe në konsultim me të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

“Unë nuk jam kundër dialogut, por jam për dialog të përgatitur mirë dhe me parime. Jam konstruktiv me një dialog që na shpie në marrëveshje dhe që është mjaftueshëm që të mos sabotohet as nga brenda as nga jashtë. Tani ne kemi legjitimitetin e freskët, por kjo nuk mund të thuhet edhe për Serbinë, ata i kanë në fund të prillit zgjedhjet, mbase kur ata t’i përfundojnë zgjedhjet dhe t’i përfundojmë këto marrëveshjet e deritanishme. Pastaj, të bisedojmë edhe me Brukselin, Berlinin, Parisin dhe me ëashingtonin për një kornizë që na e bën dialogun konstruktiv dhe marrëveshjen e drejtë”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se marrëveshja aq më shpejt është aq më mirë, por përmbajtja është prioritet mbi gjithçka tjetër. Sipas tij, reciprociteti është parim normal i marrëdhënieve bilaterale.

“Ne do ta heqim taksën, por se ta vendosim parimin e reciprocitetit. Qytetarët më 6 tetor na kanë votuar për këtë gjë. Në program e kemi kur u votuam më 3 shkurt si kabinet qeverisës, do ta zbatojmë me planin e punës së qeverisë. Duhet ta keni parasysh që kjo është dita e 11-të e punës sime dhe krejt çfarë kam arritur të bëj është që të kemi një lloj plani për zvogëlimin e 21 ministrive dhe s’e kam caktuar as gjysmën e zëvendësministrave e të stafit. Tash do të kemi një ushtrues të ri të drejtorit të doganave dhe na duhet ca përgatitje për ta zbatuar reciprocitetin."

I pari i ekzekutivit kosovar që për herë të parë u përballë me presidentin serb në një tryezë tha se Aleksandar Vuçiç u shpreh me nervozizëm për shkak të qëndrimeve të tij të njohura.

“Kjo konferencë në përgjithësi ishte me rregullat e Chatham House Rules. Nuk mund të flas konkretisht për përmbajtjen, por u ndje një trysni të madhe meqë kishte edhe media serbe dhe Vuçiç u shpreh me nervozizëm, qëndrimet e mia janë të mirënjohura”.

Kryeministri foli edhe për unifikimin e qëndrimeve me presidentin Hashim Thaçi duke thënë se është i gatshëm për këtë sepse Kosova nuk duhet t’i ketë dy politika të jashtme.

“Nuk e di se sa mund t’i unifikojmë qëndrimet, por unë shpreh vullnetin dhe interesimin tim që të mos kemi dy apo më shumë politika të jashtme të Kosovës. Edhe Trump kur i pati dërguar letrën Thaçit, vitin e kaluar, ka thënë se Kosova duhet të flasë me një zë të unifikuar dhe të bashkuar. Mendoj që këtë duhet ta bëjmë sa më parë. Ndoshta nuk është mirë që nuk u takuam para se të vijmë këtu, por do të kemi kohë që të takohemi pa problem. Mendoj se është mirë që sa më parë Mini-Schengeni të inkorporohet në procesin e Berlinit. Ky është një proces që merret me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të mos kemi diku katër shtete e diku gjashtë, por siç e ka projektuar kancelarja Merkel. Unë nuk kam asgjë të keqe dhe dua që Kosova dhe Shqipëria të integrohen dhe bashkohen sa më shumë, të bashkëpunojnë në secilin fushë. Dallimet janë të tejkalueshme dhe takimi me kryeministrin Edi Rama është ndër takimet më të mira të dy-tre viteve të fundit me të”, ka përfunduar ai. /DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kërkesa e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, një ditë më parë, ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të propozojë kan

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka miratuar vendimet për shkarkimin e bordit të Kompanisë Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” dhe të Postës

Pas takimeve që ka pasur me liderët e partive politike në vend, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim për formimin e një qe

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 13 raste të reja me koronavirus në vend

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës bën të ditur qëndrimin e tyre pas masës së reciprocitetit të vendosur nga Kosova

Presidenti Hashim Thaçi pas takimit me krerët e partive politike, shtoi se të gjitha veprimet e mëtejshme, do të jenë transparente dhe në

Që nga dita e sotme hyn në fuqi vendimi i Qeverisë në detyrë të Kosovës për heqjen e tarifës 100 përqind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bos

Ka shkuar në 112 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Ditën e sotme IKSHPK ka njoftuar për 4 raste të reja me Covid-19.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur në konferencë për medie se taksa ndaj produkteve serbe do të hiqet tërësi

Me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, qeveria e Kosovës, ka tërhequr nga seanca e Kuvendit, platformën për bisedime m