Kurti: Jemi pranë marrëveshjes me LDK-në

17/01/2020 - 22:04

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se janë pranë një marrëveshjeje me LDK-në.

Në një deklaratë për Klan Kosova, Kurti tha se dy partitë janë afër një marrëveshjeje dhe se është duke pritur që LDK-ja të shprehet mbi propozimin e tyre.

"E kam thënë edhe më herët se jemi afër marrëveshjes – jemi aq afër sa që po u afruam edhe më, merremi vesh mirëpo nuk ka takime që 8 ditë ndërkohë që unë jam përditë në Kosovë dhe jam i gatshëm dhe i interesuar. Të enjten e 9 janarit na është thënë ”do të pyetet Këshilli i LDK-së për propozimin tonë”, tha Kurti.

I pyetur se kur do të dorëzojnë emrin e të mandatarit për themelimin e qeverisë tek Presidenti Thaçi, Kurti tha se do ta bëjë këtë sapo të ndodhë marrëveshja.

"Ne do ta dërgojmë propozimin tonë tek presidenti, por po përpiqemi maksimalisht që kjo të ndodhë, pas marrëveshjes që do ta arrijmë me LDK-në. Nga takimi më 6 janar të hënën bëhen 2 javë, dhe po përpiqemi që një propozim i tillë të shkojë në presidencë bashkë me marrëveshjen. Dëshiroj që Qeveria jonë të jetë qeveri e shumicës ku bënë pjesë VV e LDK. Populli ka pasur të drejtë më 6 tetor dhe Kosovën e presin ditë mira në vijim. Ne jemi për marrëveshje e cila do ta bëjë Qeverinë e re të paparë në Kosovën e pasluftës”, shtoi ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në konferencën për shtyp që zhvilloi nga kryeministria, Albin Kurti njoftoi heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lajmëruar heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për vrasjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi, mëngjesin e sotëm në fshatin Zahaq

Një person është gjetur i djegur brenda makinës së tij në fshatin Zahaq të Pejës në orët e para të mëngjesit.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha pas takimit me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo në Departamentin e Shtetit se politika kosovare, pa

Kryeministri Kurti, në opinionin e tij për nënshkrimin e marrëveshjes sekrete, ku FSK’së i ndalohet hyrja në Veri, thotë se presidenti Ha

Tre raste të dyshuara me koronavirus janë paraqitur në pavionin e infektivit në QKUK në Prishtinë.

Kandidati i Partisë Socialdemokrate (SPD) me origjinë nga Pozharani i Vitisë në Kosovë, bëhet deuteti i parë me origjinë shqiptare në

Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë, e cila trajton pretendimet për krime lufte në Kosovë, paralajmëroi të hënën fillimin e ngritjes së

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se pacientja, e cila është dyshuar që është infektuar me virusin koronavi