LDK bëhet bashkë me Listën Serbe për ta rrëzuar qeverinë

12/11/2018 - 18:01

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas një takimi që ka mbajtur me kryesinë e partisë që ai udhëheq ka bërë të ditur nuk përjashtojnë mundësinë që të pranojnë votat e Listës serbe në mocionin për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj, shkruan Gazeta Express.

Me këtë rast Mustafa tha se njësoj kishte vepruar me qeverinë që ai dikur udhëhiqte edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

“Po ne po vërejmë që po flitet shumë për këtë iniciativë ne kemi marrë iniciativën si LDK për mocion ne po ashtu të gjithë e dimë se pse jemi këtu se qeveria që unë kam drejtuar është rrëzuar me Listën Serbe me votat e tyre, sepse si duket Kadri Veseli ka tentuar të bëjë një vllaznim bashkim me ta”, deklaroi ai.

Në vazhdim ai tha se nuk përjashton bashkëpunimin me Listën Serbe.

"'Ne kemi kërkuar nga partitë opozitare që të na përkrahin, po ashtu ne do bëjmë përpjekje që qeveria të rrëzohet me marrëveshje politike. Ne nuk do e përkashtojmë asnjë që i bashkangjitet kësaj kërkese të LDK-së", theksoi Mustafa.

Po ashtu, ai tha se LDK vlerëson se nuk guxohet të fajësohet BE-në për liberalizimin e vizave por duhet të sigurohen vendet anëtare një nga një se Kosova do t’i përmbushë të gjitha kriteret.

Në këtë mbledhje, Isa Mustafa tha se është biseduar edhe për organizimin e këshillit të përgjithshëm te LDK-së dhe çështjet që do t’i diskutojmë në këshill.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Personi që u plagos pasditen e sotme në Prishtinë është një nga njerëzit më të njohur në Kosovë.

Policia ka konfirmuar se kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ka ndodhur një plagosje.

Policia e Kosovës ka marrë në pyetje përreth tre orë deputeten Flora Brovina, në lidhje me fotografinë e publikuar dje, që sipas saj dësh

Zëvendësministrit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Millosh Peroviç, i është djegur makinës në orët e

Një ditë pasi tronditi opinionin publikun me foton ku shfaqeshin disa ushtarë serbë duke përdhunuar një grua shqiptare, deputetja e Parti

Fotoja e publikuar këtë të enjte gjatë punimeve të Kuvendit të Kosovës,  si pasojë e dhunës seksuale në luftën e Kosovës, dyshohet të jen

Me 79 vota për dhe asnjë kundër, parlamenti i Kosovës miratoi rezolutën për “gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të

Teksa në Kuvendin e Kosovës zhvillohej seanca plenare për votimin e rezolutës për gjenocidin serb, deputetja Flora Brovina ka paraqitur p

Një djalë i mitur është goditur me thikë mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

"Ofertë hileqare", kështu i konsideron Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përpjekjet e diplomatëve për të lobuar për heqjen e taksës nda