Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka theksuar se institucione e besueshme të shteteve mike që kanë ndikim në të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës, dëshmuan se pohimet e presidentit të Kosovës se “SHBA nuk ishte e përfshirë në Samitin e Berlinit” janë të pavërteta.
i thekson se presidenti Hashim Thaçi po vepron në kundërshtim të plotë me ligjin dhe detyrat që i cakton kushtetuta.

Postimi i Hotit:

Institucione kredibile te shteteve mike, qe kane ndikim ne te tashmen dhe te ardhmen e Kosoves, deshmuan sot se pohimet e Presidentit te Kosoves se “SHBA nuk ishte e perfshire ne Samitin e Berlinit” jane te paverteta. Rrjedhimisht, keto deklarime te Presidentit jane mashtrim i opinionit. Me veprimet e tij tash e sa kohe, Presidenti po vepron ne kundershtim te plote me detyrat e tij kushtetuese dhe me interesat e vendit.