Lidhja Demokratike e Kosovës ka ripërsëritur vendimin e partisë për të mos bashkëpunuar me PDK-në dhe koalicionin që kryesoi zgjedhjet e 11 qershorit.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur në një debat televiziv tha se me PDK-në nuk do ta bëjnë koalicion as me ndërmjetësues ndërkombëtar. Haziri thotë se PDK nuk është treguar mirënjohëse për asnjë veprim.

Reagimi i nënkryetarit të LDK-se erdhi pas ftesës së Ramush Haradinajt, kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, i cili një ditë më parë tha se është i hapur për të ndjekur traditën e bashkepunimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ndërkohë që PDK pritet t'i përgjigjet ftesës së Vetevendosjes për një koalicion paszgjedhor gjasat janë që partia e Isa Mustafes do të pranojë të formojë qeverinë bashkë me Albin Kurtin.

I pyetur për këtë gjë, nënkryetari i LDK-së, thotë se janë për bashkëpunimin.

Situata pas zgjedhore në Kosove nuk i lë hapesirë koalicionit PDK-AAK-NISMA, që të formojë shumicën parlamentare.

Me 39 deputetë të tij, koalicioni PAN në qoftë se do të bashkohet me minoritet do të këtë 59 deputetë, sërish dy deputetë më pak se numrat e nevojshem për formimin e qeverisë.