Lëndohet një person nga erërat e forta në Prishtinë

24/09/2018 - 17:27

   Erërat e forta që kapluan të hënën Prishtinën, shkaktuan plagosjen e një personi nga xhamat që u thyen në bibliotekën "Hivzi Sylejmani", bënë të ditur zyrtarë të Komunës së Prishtinës.

Fatmir Bilalli, nga sektori i emergjencave, tha për Radion Evropa e Lirë se erërat e forta rrëzuan pemë dhe shkaktuan dëme të tjera materiale në shumë pjesë të kryeqytetit të Kosovës.

“Problemi më i madh mbetet rrëzimi i gjësendeve nga kulmet e shtëpive dhe banesave, që paraqesin rrezik për qytetarët që kalojnë afër tyre”, tha Bilalli.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i ftoi qytetarët të kenë kujdes.

“Për shkak të erërave të forta në Prishtinë, i lusim qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura sa më shumë dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura”, tha Ahmeti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Republika e Kosovës duhet të rinegociojë Marrëveshjen për Tregti të Lirë me vendet e Ballkanit Perëndimor, e njohur si CEFTA, pasi që nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka folur edhe për dorëheqjet e katër kryetarëve të komunave veriore.

Kosova të premten do të bëhet bëhet zyrtarisht me ushtri.

Qeveria e Kosovës po paralajmëron masa shtesë reciprociteti ndaj Serbisë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ka lehtësuar një varg çështjesh teknike në të mirët e

Pas sulmeve kibernetike të ndodhura së fundmi në sistemin shtetëror, Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ka konfirmuar se këto sulme

Ka dështuar mbledhja e sotme e Komitetit të CEFTA-s, që duhej të mbahej në Prishtinë, pasi delegacioni i Kosovës ka kundërshtuar që mbled

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian do të mblidhet gjatë ditës së sotme dhe të nesërme.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar përsëri presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për idenë e tij për “korrigjim kufijsh mes Kosovës