Lëvizja Vetëvendosje nis mbledhjen e firmave për mocion mosbesimi ndaj qeverisë

06/08/2020 - 20:55

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë të enjten në Kuvendin e Kosovës se partia të cilës i përket ai, nga sot (6 gusht) do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve për mocion të mosbesimit ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri, Avdullah Hoti.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputëteve të kuvendit që ta përkrahin këtë nismë.

Megjithatë Selimi nuk ka treguar nëse ndonjëra parti ka treguar përkrahje për mocionin.

Para njoftimit të tij për mocionin, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, njëherësh deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se qeveria aktuale është “jokushtetuese dhe joligjore”.

“Në anën tjetër kjo qeveri tashmë e ka dëshmuar se është e paafatë për të qeverisur vendin. Edhe pse kur erdhi në pushtet kishim raste minimalisht të reja me virus dhe madje me ditë kur kishim shënuar edhe zero raste të reja të infektimeve, kur vendi ynë ishte shembull model në botë për menaxhimin e mirë të situatës me pandeminë COVID-19, në mungesë të planifikimit për t’u përballur me pandeminë kjo qeveri pa kompetencë e njohuri, e ka kolapsuar tërsisht sistemin edhe ashtu të brishtë shëndetësor të vendit tonë”, ka deklaruar Nagavci.

Përveç kësaj, Nagavci ka thënë se qeverisë Hoti i mungon edhe plani për rimëkëmbje ekonomike, duke vlerësuar se kjo përbërje qeveritare po e çon Kosovën “drejt një katastrofe humanitare”.

Për mbajtjen e seancës për shqyrtimin e mocionit të mosbesimit nevojiten 40 vota.

Nagavci ka thënë se 31 vota tashmë veçse i kanë, duke aluduar në numrin e deputetëve që ka LVV-ja në kuvend.

Përgjatë konferencës, Selimi ka pretenduar se Qeveria e Kosovës nuk e ka më as shumicën në Kuvend.

Deklaratat e tij vijnë pas lajmit për urdhër-arrestin e lëshuar të martën nga Gjykata Themelore të Prishtinë ndaj deputetit të Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, i dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrim me subvencione, që kapin shumën mbi 25 mijë euro.

Deputeti Arifi është i dënuar me një vit e tre muaj burgim.

Qeveria Hoti ishte formuar me 61 vota, derisa Arifi ka qenë një prej deputetëve nga radhët e minoriteteve, që ka përkrahur formimin e kësaj qeverie.

Kujtojmë se qeveria e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje është rrëzuar më 25 mars përmes një mocioni të mosbesimit, të ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, parti me të cilën LVV-ja kishte krijuar koalicion qeveritar.

Në mesin e arsyeve për mocion, LDK-ja pati përmendur dëmtimin e lidhjeve të Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara dhe shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm.

Çka parashikon Kushtetuta me mocion mosbesimi?

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, sipas Kushtetutës, mund të ngrihet me propozimin e një të tretës (1/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditë të kuvendit, jo më vonë se pesë (5) ditë e as më herët se dy (2) ditë nga data e parashtrimit të tij.

Konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Nëse mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme.

Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjitshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, i cili më vonë u bë kryeministër i vendit, nesër (2

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë janë testuar gjithsej 525 persona të dyshuar për Covid-19

Dy persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë prej Covid-19.

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në OVL të UÇK-së për bastisjen e zyrës së kësaj

Kosova ka dalë nga lista e zezë e Zvicrës, pasi shteti europian ka hequr karantinimin për qytetarët që kthehen në këtë vend.

Nënkryetari i OVL UÇK, Nasim Haradinaj është arrestuar nga policia e Kosovës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raporton se gjatë 24 orëve të fundit, janë nga 664 testime kanë rezultuar pozitivë 4

Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka bastisur të premten zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare

I dërguari special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell, tha sot se pala kosovare dhe ajo serbe janë dakorduar që Ujmani të quhet