Deputeti i PSD-së në Kosovë, Dardan Mulliqaj, bashkëshorti i ministres Besa Shahini, është liruar disa orë pas arrestimit. Ai u arrestua sot herët në mëngjes me një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Lajmin për lirimin e Molliqajt e konfirmoi për KosovaPress zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi. "Rasti ishte dërguar në Prokurori. Deputeti Molliqaj tashmë është liruar me procedurë të rregullt", tha zëdhënësja e PSD-së.

Deputeti Molliqaj është arrestuar në lidhje me pjesëmarrjen në protestë pas arrestimit të liderit të VV-së Albin Kurtit në vitin 2015, kohë kur ai ishte sekretar organizativ dhe njeri kyç i  Lëvizjes Vetëvendosje.