Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, është liruar nga arresti pak orë pasi ishte shoqëruar në polici për shkak të një proteste.

Lajmin për lirimin e saj e ka konfirmuar komandanti i stacionit policor “Qendra” në Prishtinë, Shkëlzen Xhafa.

Bogujevci ishte arrestuar pasi kishte dhënë një deklaratë për media pas protestës kundër dhunës në familje në të cilën u arrestuan edhe nëntë aktivistë të tjerë të VV-së të cilët kishin gjuajtur me bojë të kuqe drejt zyrtarëve të Policisë dhe stacionit policor në Prishtinë.

Më herët, Policia tha se dhjetëra zyrtarë policorë kanë marrë lëndime gjatë kësaj proteste.