Deputetët e Listës Serbe kanë konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë” se do të marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, që është thirrur më 10 gusht.

Igor Simiç, deputet dhe zëdhënës i Listës Serbe, tha se “ne këmbëngulim se ky proces duhet të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Simiç ka shtuar se do të veprojnë në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe se votojnë për Kadri Veselin ose cilin do kandidat nga koalicioni PAN që propozohet për kryetar të Kuvendit.

“Unë personalisht mendoj që është në pyetje një lojë politike me të cilën po parandalohet formimi i institucioneve”, ka thënë Simiç.