Macron i kërkon Kurtit të heqë taksën: Do të organizoj samit Kosovë-Serbi bashkë me Merkelin e Borrellin

13/02/2020 - 22:32

Brenda 24 orëve, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë dy letra të nivelit të lartë, të cilat i kërkonin atij të hiqte tarifën e vënë nga paraardhësi i tij, Ramush Haradinaj, ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, në mënyrë që t’i hapej rruga rifillimit të dialogut të ngecur me Serbinë.

Zyra e Kurtit të enjten publikoi një letër nga sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ku thuhej se pas një bllokade 15-muajshe, “është koha të arrihet normalizimi i plotë me Serbinë, i përqendruar mbi njohjen reciproke, e cila është esenciale për njohjen e plotë ndërkombëtare të Kosovës”.

Pompeo po ashtu i ka shkruar Kurtit se “heqja e tarifës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina do të ishte e rëndësishme për t’i kthyer palët në tryezën e negociatave”.

“Shpresojmë se ju do ta bëni këtë prioritet dhe do të shfrytëzoni ritmin e krijuar nga planet për rivënien e linjave ajrore dhe hekurudhore mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, para letrës së Pompeos, Kurti ka marrë një tjetër të rëndësishme, nga Franca.

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marine Christine Butel, i ka sjellë Kurtit një letër të shkruar e të nënshkruar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, raportojnë mediat franceze.

Në letër, Macron fillimisht e ka uruar Kurtin për marrjen e postit të kryeministrit të Kosovës, pas negociatave disamuajshe mes partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Presidenti francez i ka kërkuar Kurtit ta heqë taksën ndaj Serbisë, duke u shprehur i gatshëm të organizojë një samit Kosovë-Serbi, bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Hapi i parë duhet të jetë rifillimi i dialogut, për të cilin jam i gatshëm të ndërmjetësoj, duke organizuar një samit në Paris, së shpejti, me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, në bashkëpunim me kancelaren Merkel dhe përfaqësuesin e lartë të BE’së, Borrell”, ka shkruar Macron.

“Rifillimi i dialogut nënkupton veprime nga të dyja palët: pezullimin e tarifës prej 100 për qind nga Kosova, dhe pezullimin e fushatës kundër njohjeve të Kosovës nga Serbia”, ka thënë presidenti i Francës, në letrën dërguar Kurtit. /Express

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

I është dhënë lamtumira e fundit 5 anëtarëve të familjes Bllaca, katër prej të cilëve dyshohet se u vranë nga vajza e vetme e familjes, V

I është dhënë lamtumira e fundit 5 anëtarëve të familjes Bllaca, katër prej të cilëve dyshohet se u vranë nga vajza e vetme e familjes, V

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar për shfuqizimin e vendimeve për konsuj diplomatikë.

Qeveria e Kosovës është duke punuar për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës dhe për futjen

Policia e Kosovës ka treguar se oficerja e policise e cila qëlloi dhe vrau katër familjarët e saj kishte shfaqur më parë probleme shëndet

Teksa priten rezultatet e autopsisë së trupave të viktimave të familjes Bllaca në Gjilan, detaje të reja mësohen nga ngjarja që tronditi

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e sotme të kryeministrit Albin Kurtit për heqjen e taksës

Kryeministri kosovar, Albin Kurti ndërsa ka folur sot për heqjen e taksës nuk ka dhënë një afat se kur do ta marrë një vendim të tillë, p

I dërguari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar ashpër ndaj lajmit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës end

Shtetet e Bashkuara nuk kanë përjashtuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht kundërshtimit t