Madeleine Albright të mërkurën vizitë në Kosovë

09/06/2019 - 15:01

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright më 12 qershor do të vizitojë Kosovën. Këtë vizitë, Albright po e bënë në nder të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Ajo pritet që të mbajë të mërkurën një fjalim në tubimin qendror.

“Më 12 qershor 2019 Kosova shënon 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së. Ne jemi duke shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës bashkë me miqtë dhe aleatët tonë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë. Njëkohësisht, ne po nderojmë të kaluarën tonë dhe vizionin tonë për paqe të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

Ish-sekretarja e shtetit Madeleine Albright kohë më parë kishte deklaruar se ndihma që ka dhënë për popullin shqiptar të Kosovës është arritja më e madhe e saj gjatë kohës sa ishte sekretare Shteti.

“Ndonëse na ndanë oqeani, Kosovën dhe popullin e saj e kam gjithnjë në mendje. Sa herë më pyesin se cila është arritja ime si Sekretare e Shtetit me të cilën krenohem më së shumti, them se është ndihma që i dhashë popullit të Kosovës. Gjatë këtyre 10 viteve kam qenë krenare për hapat që i ka ndërmarrë Kosova drejt stabilitetit më të madh, përparimit dhe integrimit në bashkësinë Euro-Atlantike”, kishte thënë Albright në urimin e saj për 10- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria e Kosovës mori vendim që të tërheqë nga Kuvendi, Projektligjin për financimin e partive politike.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se përmbyllja e dialogut politik me Serbinë, me marrëveshje ligjërisht obligative, që nënkup

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet ditën e sotme në një seancë të jashtëzakonshme plenare.

Në Shtatorin e vitit 2017, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mori drejtimin e Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Lidhjes së Social-Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, në një intervistë për gazetën Blic të Serbisë, ka deklaruar se Kosov

Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, shumë të huaj morën pjesë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se me shtyrjen e takimit të Parisit, do të vonohet edhe arritja e marr

Qeveria e Kosovës nuk e ka përmbushur as nivelin minimal të standardeve për eliminimin e trafikimit me njerëz, por po bën përpjekje të rë

Deri para pak ditësh, një qytetar në Prishtinë ka mundur të ushqehet në vlerën e 2 eurove me një sanduiç.

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se ‘status-quo-ja’ në Ballkan s’është e qëndrueshme dhe se të gjithë po humbin për sh