Marrëveshja e 4 shtatorit, Grenell dhe delegacioni amerikan vizitojnë nesër Kosovën

20/09/2020 - 20:24

Pas marrëveshjes së 4 shtatorit, Richard Grenell rikthehet në Kosovë si ndërmjetësi që arriti të ulë palët për nënshkrim, ashtu siç kishte premtuar.

Nesër kryeministri Avdullah Hoti do të presë një delegacion amerikan, me kryesues shefin ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler.

Pjesë e saj do të jetë edhe Richard Grenell, përfaqësues të USAID, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.

Në marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë pati disa dakordësime për projekte ekonomike infrastrukturore në disa fusha që do të financohen nga SHBA, për të dyja vendet, Kosovën dhe Serbinë.

Pjesë e delegacionit që do të diskutojnë këto marrëveshje është edhe i dërguari special i SHBA për dialogun, Richard Grenell. Grupi i të dërguarve nga SHBA nuk do të ndalet vetëm në Kosovë, por në axhendën 5-ditore kanë planifikuar vizita dhe në Serbi, Greqi e Izrael.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur pas takimit me Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limajn.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe

Veton Rrecaj, avokat i Labinot Grudës, të dyshuarit për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit deklaroi se klienti i tij n

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk ka asnjë rast të vdekjes nga COVID-19.

Pas raportimeve në media se babai i këshilltares Hajrie Gashi është i përfshirë në vjedhjen e mbi dy milionë eurove, zëvendëskryeministrj

Gazetarja e “Abc News“, Linda Karadaku ka siguruar ekskluzivisht dëshminë e një burri të dhunuar seksualisht nga ushtria serbe në Kosovë

Ministrja e Financave të Kosovës, Hykmete Bajrami, në një konference për mediat ka njoftuar se në Thesarin e Shtetit janë kryer 4 transak

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar g

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë tha se ndryshimet e propozuara kushtetuese nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për vazhdimi