Marrëveshja e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, reagon Këshilli Amerikan i Sigurisë Kombëtare

21/01/2020 - 18:01

Marrëveshja e arritur sa i takon linjës ajrore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka sjellë reagimin edhe të Këshillit Kombëtar për Sigurinë të SHBA-ve, përmes një postimi në Twitter.

Këtë marrëveshje, Këshilli Amerikan për Sigurinë Kombëtare e ka cilësuar si historike.

“Ditë historike. Po kapërcejmë të kaluarën duke ndërtuara përpara një marrëdhënie normale midis fqinjëve”, thuhet në postimin e Këshillit Kombëtar për Siguri.

Lidhur me këtë marrëveshje të arritur ka reaguar edhe vetë presidenti amerikan Donald Trump.

“Të gjithë thoshin se nuk mund të bëhet. Për herë të parë, do të ketë fluturime direkte mes Serbisë dhe Kosovës. Një fitore tjetër. Faleminderit ambasadorit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, si dhe ambasadorit Richard Grenell”, ka shkruar presidenti Trump.

Nga ana tjetër, ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell e ka cilësuar si një fitore tjetër të presidentit amerikan Donald Trump.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në konferencën për shtyp që zhvilloi nga kryeministria, Albin Kurti njoftoi heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lajmëruar heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për vrasjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi, mëngjesin e sotëm në fshatin Zahaq

Një person është gjetur i djegur brenda makinës së tij në fshatin Zahaq të Pejës në orët e para të mëngjesit.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha pas takimit me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo në Departamentin e Shtetit se politika kosovare, pa

Kryeministri Kurti, në opinionin e tij për nënshkrimin e marrëveshjes sekrete, ku FSK’së i ndalohet hyrja në Veri, thotë se presidenti Ha

Tre raste të dyshuara me koronavirus janë paraqitur në pavionin e infektivit në QKUK në Prishtinë.

Kandidati i Partisë Socialdemokrate (SPD) me origjinë nga Pozharani i Vitisë në Kosovë, bëhet deuteti i parë me origjinë shqiptare në

Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë, e cila trajton pretendimet për krime lufte në Kosovë, paralajmëroi të hënën fillimin e ngritjes së

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se pacientja, e cila është dyshuar që është infektuar me virusin koronavi