Marrëveshja për koalicionin, Vjosa Osmani: Do takohemi me përfaqësues të VV-së

24/01/2020 - 16:12

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se shumë shpejt do të takohen me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, në kuadër të marrëveshjes për koalicionin bashkëqeverisës.

Në një intervistë për KosovaPress, Osmani e la të hapur mundësinë që përkundër afatit të vënë deri ditën e diele të negociohet, ata të takohen edhe më pas me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Këto 2-3 ditë duhet të shfrytëzohen në mënyrë efektive. Gjithçka varet çka do të diskutohet këto 2-3 ditë për të vazhduar më pas”, tha ajo. Ndërkohë, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi mbrëmë në KTV ka deklaruar se me LDK-në do të takohen këtë fundjavë, dhe se çështja e presidentit është në tavolinë.

“Ne do të takohemi këtë fundjavë, përderisa shkojmë në tavolinë. Çështja e presidentit është në tavolinë, çështja e ministrive është në tavolinë. Tavolina e kësaj jave do të zgjedhë shumë çështje. Besoj që do të ketë kompromis nga të dyja palët”, ka thënë ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-komandanti i UÇK-së dhe Zonës së Dytë të TMK-së në Prizren, Selim Krasniqi është intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kosova ka ndaluar mallrat që dyshohet se bartin koronavirusin e ri, Covid-19, të cilat kanë origjinën nga Kina, thonë zyrtarë të Doganave

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thyer heshtjen, disa ditë pas skandalit me njohjen e vendit ng

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeministri Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me taksën 100% për mallrat e Serbisë.

Ministrja e Jashtme e Xhamajkës, Kamina J. Smith, tha se vendi i saj nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

I është dhënë lamtumira e fundit 5 anëtarëve të familjes Bllaca, katër prej të cilëve dyshohet se u vranë nga vajza e vetme e familjes, V

I është dhënë lamtumira e fundit 5 anëtarëve të familjes Bllaca, katër prej të cilëve dyshohet se u vranë nga vajza e vetme e familjes, V

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar për shfuqizimin e vendimeve për konsuj diplomatikë.

Qeveria e Kosovës është duke punuar për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës dhe për futjen

Policia e Kosovës ka treguar se oficerja e policise e cila qëlloi dhe vrau katër familjarët e saj kishte shfaqur më parë probleme shëndet