Masakra me dy të vdekur e dy të plagosur u bë për një copë trotuar

06/09/2019 - 18:44

Për një pjesë betoni jo më të madhe se 1 metër katrorë, dyshohet se nisi i gjithë konflikti dje në Prishtinë në mes të familjes Mehmeti dhe Rafuna, ku mbetën të vdekur dy persona e u plagosën tre të tjerë, dy nga ta në gjendje të rëndë. Këto dy familje për vite me radhë kishin qenë fqinj të mirë me njëra-tjetrën.

Por, para disa muajve familjet ia dhanë pronën në këmbim të disa banesave e lokaleve një kompanie private. Mosmarrëveshjet nisën ditëve të fundit e përfunduan dje, me një ngjarje e cila ka tmerruar gjithë Kosovën. 

Me armë në duar përfshirë edhe një “Kallash” ose  AK- 47 tre persona nisën përleshjen me njëri-tjetrin të Familjes Rafuna e  Mehmeti, nga e cila dy persona mbetën të vrarë, Bashkim Mehmeti e Mefail Rafuna.

Ndërkohë në rrezik për jetë vazhdojnë të jenë edhe dy persona të tjerë që mbetën të plagosur të enjten gjatë përleshjes me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” të Prishtinës. Pacientët që po qëndrojnë në spital, axhë e nip, janë të familjes Rafuna. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bashkimi Evropian i është përgjigjur ftesës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parla

Policia e Kosovës sot ka organizuar ceremoni solemne me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-të.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me përplasjen fizike mes bashkëshortit të ministres së Arsimit, Besa Shahini, Dardan Molliqaj

Burri i ministres së Arsimit Besa Shahini, Dardan Molliqaj ka sulmuar fizikisht mbrëmjen e djeshme zyrtarin e Lëvizjes Vetëvendosje Haki

Presidenti çek Milos Zeman u dëgjua duke thënë se “nuk i pëlqen” Kosova, ndërsa takohej me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç pas mbërritj

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se ndërkombëtarët janë duke bërë presion si për taksën 100% ndaj produkteve serbe, por edhe pë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot mban konventën për nominimin e Kadri Veselit kryeministër.