Mbështetje për Izraelin, reagon ministria e jashtme: Faleminderit Kosovë!

16/05/2021 - 15:26

Drejtori i Departamentit për Euro-Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Yacov Livne e ka falenderuar Kosovën që publikoi një qëndrim zyrtar në lidhje me konfliktin e Izraelit me organizatën palestineze të shpallur terroriste, Hamas.

Livne ka shkruar “Faleminderit Kosovë!”, ndërsa e ka shpërndarë qëndrimin e Prishtinës zyrtare të shprehur në rrjetin social, Twitter.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, sot deklaroi se si çdo shtet, edhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për ta mbrojtur popullin e vetë kundër raketave nga Hamasi.

“Si çdo shtet, edhe Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për ta mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të hedhura mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne jemi të pikëlluar për të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, ta ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i ka falenderuar vendet që e mbështetën shtetin në Lindjen e Afërt karshi konfliktit të dhunshëm me organizatën e shpallur terroriste të Palestinës, Hamas. Netanyahu e ka vendosur flamurin e Shqipërisë të dytin – menjëherë pas atij të SHBA-së – në rendin e shteteve që i falenderoi për mbështetjen.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoritetet shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 17 raste të reja nga  1,774 testime të kry

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar 22-vjetorin e çlirimit të Kosovës si dhe zbarkimit të këmbësorisë së trupave të NATO-s, më 12 qers

22 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Pas vuajtjes së dënimit, kosovari Ruzhdi Buzhala do të dëbohet nga Zvicra për 15 vjet.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se janë regjistruar 10 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,977 mostrave

Kosova i ka refuzuar hyrjen në vend ministres së Punës në Serbi, Darija Kisiq-Tepavçeviq.

Kanë kaluar 22 vite tashmë nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pusht

Biden deklaroi impenjimin e SHBA-ve për sundimin e demokracisë dhe ligjit në Ballkanin Perëndimor, ka pasur edhe zëra për një marrëveshje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmoi se pati polemika gjatë samitit të krerëve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Tiranë mes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka replikuar me homologen e tij serbe gjatë takimit të Liderve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, që