Më shumë se 80 deputetë të Kuvendit të Kosovës besohet se posedojnë armë.

Disa prej tyre e pranojnë publikisht se mbajnë armë se ndihen të rrezikuar, por të tjerët nuk pranojnë të flasin.

Por, armë në brez kanë edhe më shumë se 300 zyrtarë të tjerë të institucioneve të Kosovës. 

Këtë shifër e ka konfirmuar për T7 Ministria e Punëve të Brendshme.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se që nga paslufta janë legalizuar vetëm 8 mijë armë.

Por, besohet se edhe mijëra armë të tjera, të kalibrave të ndryshëm, gjenden ilegalisht në duart e qytetarëve të Kosovës.